19Nëntor2017

Mbi 10 milionë iPhone 5 të shitur për fundjavë!

Me paraqitjen e iPhone 5 në treg sot, rradhë të gjata të njerëzve janë duke u parë në mbarë globin, dhe kësaj radhe pritet që Apple të thyejë rekordet e saja të shitjes, të cilat do ta bënin këtë model të ri të iPhone si më të suksesshmin deri më tani.

 

Pak më parë, Apple kishte njoftuar se ka arritur të shesë më shumë se 2 milionë iPhone 5 me para-porositë e konsumatorëve brenda 24 orëve të para pas prezantimit, dhe kjo shifër ishte dyfishi i asaj që kompania kishte shitur kur kishte lansuar iPhone 4S.

Vitin e kaluar, Apple kishte shitur mbi 4 milionë iPhone 4S në fundjavën e parë, pas prezantimit të këtij modele në dyqanet e saj në mbarë botën, ndërsa kësaj here pritet që Apple të shesë më shumë se 8 milionë iPhone 5 për vikendin e parë të lansimit të telefonit.

Edhe pse këto shifra mund të jenë edhe më të larta, pasi që Apple ka thënë se ka një kërkesë të jashtëzakonshme për iPhone 5, numri i përgjithshëm i iPhonëve të ri të shitur kësaj radhe mund të arrijë në 10 milionë.