19Nëntor2017

Një e treta e shqiptarëve e përdorin Facebook-un

Tiranë, 5 korrik - Të paktën një ndër tre shqiptarë përdor rrjetin social Facebook.

Sipas portalit të specializuar për statistika, internetworldstats.com, përhapja e Facebook në Shqipëri në fund të tremujorit të parë të këtij viti ka arritur shifrën e rreth 35 %.
 


Janë rreth 1.06 milionë shqiptarë që kanë një llogari aktive në Facebook, nga më shumë se 1.44 milionë që përdorin internetin rregullisht.

Përdorimi i lartë i Facebookut, duket se është një fenomen tipik në tërë vendet e rajonit të Ballkanit.

Shumica e vendeve të rajonit kanë një përdorim më të madh të rrjetit social mbi nivelin 40 për qind të popullatës, raporton PCWorld Albanian.

Ndërsa në vendet e zhvilluara të Bashkimit Evropian, përdorimi i Facebookut është më i ulët në raport me numrin total të popullsisë dhe me numrin e përdoruesve të rregullt të internetit.

Për shembull, Austria ka një penetrim interneti në masën 75 %, ndërkohë që Facebookun e përdorin më pak se 34 % e njerëzve.

Ndërsa Danimarka, ku internetin e përdorin 91 % e banorëve, ka një përdorim të Facebookut pranë nivelit 52 %.

Në përgjithësi, vlerësohet se Facebook përdoret nga rreth 835 milionë njerëz, ose 12 % e popullsisë së planetit.

Facebook më së shumti përdoret në Amerikën Veriore, ku 50 % e njerëzve kanë një llogari në Facebook