19Nëntor2017

Microsoft ka prezantuar Windows Phone 8

Microsoft ka publikuar detajet e para të sistemit operativ Windows Phone 8, më herët i njohur edhe me emrin kodues Apollo. Ajo çka është revolucionare te WP8 është Windows 8 kernel, I cili është i njëjtë edhe për desktopin Windowsin 8 dhe versionin e tij RT, çka do të thotë që PC-të, laptopët dhe telefonat do të kenë platformë të përbashkët me çka do tu thjeshtësojë programerëve krijimin dhe zhvillimin e aplikacioneve dhe si pasojë do të ketë sinkronizim më i thjesht në mes pajisjeve. Këtë platformë të plotë në fakt e ndryshon nga thelbi, ndërsa sipas fjalëve të njerëzve nga Microsoft kjo do të reflektojë shkëlqyeshëm në grafikë dhe lojëra.

 

Përdoruesit kështu do të kenë zgjidhje më të madhe të harduerëve, ndërsa kompatibiliteti në mes pajisjeve do të ngritët në nivel më të lartë. Windows Phone 8 sjellë mbështetje për procesorët me shumë bërthama, rezolucionin e ekranit deri në WXVGA ose 1280x768 piksel, si dhe mbështetje për kartelat SD dhe Internet Explorer 10. Po ashtu është premtuar integrimi i hartave të Nokias në offline mode, si dhe mbështetja NFC. Megjithatë, lajmi i cili do t’i dëshpëroj pronarët e telefonave aktual Windows Phone është që azhurnimi në sistemin operativ Windows Phone nuk do të jetë i mundshëm. Gjenerata e re e sistemit operativ Windows Phone në treg arrin në shtator, paralelisht me daljen e Windows 8, respektivisht të Windows RT.