19Nëntor2017

Medvegjasi Astrit Ajdareviç ndahet me Standard Liege

 

Mesfushori shqiptar me prejardhje nga Gërbaci i Medvegjës,pasaportë suedeze Astrit Ajdareviç pritet të largohet nga Standard Liege. Ekipi belg është në probleme të mëdha dhe në mesin e riorganizimit është duke spastruar shtabin teknik dhe futbollistët.

Në mesin të tre të larguarve do të jetë mesfushori nga Kosova, që e kanë bërë të ditur mediumet belge.

“Për Astrit Ajdareviç, George Tucudean dhe Yadin Zaris aventura me Standardin ka përfunduar. Të tre lojtarët janë larguar nga ekipi, ata mund të shiten ose të huazohen”, raporton Wallfoot.

Ajdareviç (23) ishte transferuar në Standard nga Norkoping në vitin 2012, derisa ka pasur 20 paraqitje dhe ka shënuar 1 gol.

Bayerni mbret i Evropës

Bayern Munchen është kampioni i ri i Evropës, pasi që të shtunën mbrëma në Wembley të Londrës, në finalen e madhe të Ligës së kampionëve, e ka mposhtur Borussia Dortmund me rezultat 2:1. Holandezi Arjen Robben ishte ai që ia siguroi ?toren dramatike ekipit bavarez me golin e shënuar në minutën e parafundit të ndeshjes.

Kufiri ndërmjet fituesit më të madh evropian dhe humbësit ishte mjaft i hollë, mirëpo tentimi i tretë në katër vitet e fundit ishte me fat për Bayern Munchen.

Ky ishte titulli i pestë kampion evropian për Bayern Munchen, me të cilin ai është ekipi më i suksesshëm i tretë i kontinentit të vjetër, së bashku me Liverpoolin, pas Real Madridit dhe Milanit, të cilët kanë nga nëntë eventualisht shtatë tituj kampioni të ?tuar deri më tashti.

“Der klassiker”', të cilin pak kush e ka pritur pas fazës grupore, ka ofruar njërën prej ? naleve më dramatike dhe interesante në historinë e re të Ligës së kampionëve.

Në pjesëlojën e parë Dortmundi ishte ai që kërcënoi nga të gjitha pozitat, mirëpo Manuel Neuer i shkëlqyeshëm pa probleme rehatonte gjuajtjet e Blaszczykowskit dhe Lewandowskit. Mirëpo merita të mëdha që rrjetat mbetën të paprekura në 45 minutat e parë kishte edhe portieri i Dortmundit, Weidenfeller, i cili në disa raste ka pritur edhe ato gjuajtje që nuk priten lehtë, e në veçanti ato të Robbenit të padisponuar.

Mirëpo holandezi në vazhdim të ndeshjes ishte ? gura kryesore. Ai ishte protagonist i golit të epërsisë për bavarezët, kur asistoi për kroatin Manxhukiq, i cili në minutën 60’ nga disa metra pa vështirësi qëlloi portën e Dortmundit. Fati bavarez zgjati vetëm tetë minuta.

Në minutën 67’ Dante fauloi brenda zonës Reus dhe arbitri Rizzoli tregoi në pikën e bardhë, nga e cila Gundogan ishte i saktë duke barazuar shifrat dhe duke bërë që gjithqka të ? lloj nga zero. Katër minuta pas barazimit Subotiq nxjerri nga vija fatale topin, pas gjuajtjes së Mullerit.

Deri të goli i dytë dhe vendimtarë i ndeshjes loja u zhvillua në mesin e fushës dhe në pritje të vazhdimeve. Bile deri në ato momente asnjëri prej klubeve nuk bëri zëvendësime. Dhe në minutën 89’ Robben tregoi gjenialitetin e tij, kur kaloi tërë mbrojtjen rivale dhe i gjendur ballë për ballë me portierin Weidenfeller vendosi topin në rrjetë për ?toren e madhe bavareze.

Kështu holandezi nga njeriu më i kritikuar nga bavarezët u bë hero i tyre, duke ia kthyer klubit të tij titullin e kampionit të Evropës pas plot 12 viteve.

Robben sezonin e shkuar kundër Chelsea në ? nale e kishte huqur penalltinë. 

Bayern Munchen herën e fundit ishte kampion në vitin 2001, kur e kishte mposhtur Valencian pas ekzekutimit të penalltive.Borussia Dortmund nuk ia doli të stoliset me titullin e dytë e më të mirit në Evropë, pas atij të vitit 1997, kur e kishte mposhtur Juventusin.

Shaqiri, shqiptari i parë Kampion Evropian

Pjesë e finales së madhe të Ligës së kampionëve në Wembley ishte edhe mesfushori shqiptarë, Xherdan Shaqiri. Shqiptari i lindur në Kosovë dhe me pasaportë zvicerane ishte në 18-en e ekipit bavarez, mirëpo nuk u aktivizua fare në lojë. Megjithatë Shaqiri do të hyje në histori, si futbollisti i parë shqiptar që me ekipin e tij u bë kampion i kontinentit të vjetër në futboll. /Zëri/

Kombëtarja shqiptare e 43-ta në rënditjen e FIFA-së

Tiranë, 9 maj(medvegja.net)

- Kombëtarja shqiptare e futbollit u ngjit sot në vendin e 43-të në renditjen botërore të FIFA-s dhe kjo përbën një rekord të ri.

Në renditjen e një muaji më parë arritëm në vendin e 48-të që gjithashtu ishte rekord që nga vendi i 50-të i disa viteve më parë.



Në ngjitjen e re të Shqipërisë ndikoi fitorja 4-1 në miqësoren ndaj Lituanisë, e cila nuk hyri në llogari muajin e kaluar.

Në krye të renditjes mbetet Spanja e ndjekur nga Gjermania.