19Nëntor2017

Historia shkruhet me barazim

Ndeshja miqësore historike e Kosovës kundër Haitit ka përfunduar pa gola në ndeshjen e zhvilluar para pak çastesh në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Përfaqësuesja e Kosovës dominoi gjatë tërë takimit dhe pati disa raste të cilat nuk i konkretizuan lojtarët si Albert Bunjaku dhe Shpëtim Hasani ndërsa Haiti i la pafrymë gjithë tifozët e pranishëm në stadium kur njëri nga lojtarët e saj lansoi një goditje që përfundoi pranë portës së portierit Samir Ujkani.
Me gjithë investimet e bëra në stadiumin “Adem Jashari” , ishte fusha e papërshtatshme që vështirësoi shumë lojën e dy ekipeve./koha/

Luan Krasniqin, rikthehet në ring

Luan Krasniqi, rikthehet në ring

Ish-kampioni i Evropës në boks, shqiptari, Luan Krasniqi me 16 nëntor do të rikthehet edhe njëherë në ring për të veshur dorëzat.

Krasniqi, i cili u pensionua nga boksi profesionist në fund të vitit 2011, do t’i rikthehet përsëri ringut vetëm se kësaj radhe ai nuk do të zhvilloj meç për karrierë të tij mirëpo për të ndihmuar personat në nevojë.

Në një meç të tipit humanitarë ku të hyrat nga biletat do të shkojnë për fshatin SOS në Kosovë, Krasniqi, do të kryqëzoj dorezat me kampionin e dyfishtë të Evropës në Thaiboks, Uwe Huck në Ludwigsburg.

Mirëpo përkundër karakterit humanitarë të kësaj gare, Krasniqi duket se e ka marrë shumë për zemër rikthimin e tij në ring.

Ai i ka premtuar një ndeshje të fort dhe të vërtet kundërshtarit të tij. “Ti deshe një luftë serioze andaj ashtu edhe do ta kesh. Vishu trash”, i ka thënë Krasniqi, Huckes.

Siç transmeton Zëri, ndërsa në konferencën për shtyp të organizuar në prezantimin e këtij meçi të dy boksierët janë ngacmuar me fjalë. Hucke, i ka thënë Luanit që të ruhet nga goditjet e tij.

“Zoti i dashur nuk më ka krijuar që të gjuaj me topa pambuku”, ka thënë Hucke ndërsa Luani është i përgjigjur, “Ti asnjëherë nuk ke biskuar tamam”, i ka thënë kosovari, ndërsa krejt në fund Hucke ka shtuar nënçmimi që i është bërë gjatë karrierës ka qenë motivimi më i madh për të. “Unë jam bërë i madh, i fortë, dhe i aftë sepse mua të gjithë më nënçmojnë”.

Mirëpo duke lënë lojën e fjalëve anash, Luani i është futur përgatitjeve në mënyrë intensive sikur të ishte duke u përgatitur për titull bote dhe edhe njëherë me radhë, adhuruesit e boksit do të kenë rastin ta shohin në ring një ndër boksierët më të mëdhenj shqiptarë ndonjëherë.

Karakteri humanitarë

Një pjesë e të ardhurave që do të përfitohen nga ky meç, Luan Krasniqi do të mbështes SOS fshatin në Kosovë, ndërsa kundërshtari i tij Huck, do t’i dhuroj një pjesë tjetër për fondacionin e tij për arsim, ku ka planë të ndërtoj një qendër arsimore.

Çmimi i biletave

Për këtë meç biletat do të jenë të limituara. Janë vetëm 4200 bileta të cilat do të dalin në shitje dhe të cilat do të ndahen në kategori të veçanta.

Ato më të lirat do të kushtojnë 39 euro. Ndërsa biletat VIP të cilat janë afër ringut dhe përfshijnë, byfe ekskluzive dhe pjesëmarrje në festën pas meçit, do të kushtojnë 500 euro. /Tribuna/

Shaqiri ia fiton Superkupën e Evropës Bayernit

 

Xherdan Shaqiri ka shënuar golin vendimtarë nga penalltia, në Supërkupën e Evropës kundër Chelseat duke i dhënë fitoren Bayerjnit 5:4 në penallti.

Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 1:1 ku shënuan Torres te Chelsea dhe Ribery te Bayerni. Në vazhdime ishin prapë londinezët që shënuan të parët.

Eden Hazard shënoi në minutën e 93-të ndërsa në aksionin e fundit të ndeshjes Javi Martinez shënon për 2:2.

Në penallti të gjithë ishin të sakt përveq penalltisë së fundit të cilën e huqi Romelu Lukaku. Paraprakisht penalltinë e fundit për Bayernin e kishte shënuar shqiptari Xherdan Shaqiri.

Njëkohësisht kjo ishte fitorja e radhës e Pep Guardiolas kundër Jose Mourinhos./Zeri/.