19Nëntor2017

Federer ia shuan ëndrrat Gjokoviqit

Londër, 6 korrik – Për shumëkënd tenisti më i mirë i të gjitha kohërave, Roger Federer arriti  ta mposhtë serbin Novak Gjokoviq, fitues i vjetëm i turneut më prestigjioz në botë, Wimbledone në Londër. Federeri e fitoi duelin e sotëm gjysmëfinale me 3:1 në sete (6:3, 3:6, 6:4, 6:3 dhe tashti është një hap më afër kthimit në kreun e listës ATP, prej nga zvicerani qe zbritur më 24 maj të vitit të kaluar. Kjo do të realizohet nëse Federeri fiton edhe duelin final kundër fituesit të gjysmëfinale së sotme të dytë, Andy Murrey – Joe Wilfried Tsonga. 

Kelmendi e artë në Pragë

Pragë, 24 qershor – Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi ka dëshmuar formë të lartë, pak më shumë se një muaj para paraqitjes në lojërat olimpike "Londra 2012". Kelmendi të shtunën fitoi vendin e parë në kupën evropiane, "SFJAM Noris European Cup Senior", që u mbajt në Pragë të Çekisë. Kelmendi përfaqësoi Shqipërinë, për të cilën do të paraqitet edhe në Olimpiadë. Në luftën e parë në kategorinë deri 52 kg e mposhti kanadezen Audree Francis-Methot. Më pas fitoi përballë gjermanes Verena Thumm, ndërsa Louisa Renicks nga Britania e Madhe ishte "viktima" e saj e tretë.

Vazhdo leximin...

Prandeli: Gjermania është favorit apsolut në gjysmëfinale

Trajneri i kombëtares italiane Cesare Prandeli ka thënë se ekipi i tij ka luajtur një ndeshje të shkëlqyer kundër Anglisë në çerekfinale dhe e ka merituar fitoren.

Vazhdo leximin...