19Nëntor2017

Një kampionat të përbashkët futbolli Shqipëri-Kosovë

Tiranë,04 Djetor(medvegja.net)

Kryeministri Sali Berisha duket se nga fjalët, tashmë ka kaluar tek veprat, për atë që e cilëson si bashkimin e kombit. Në mbledhjen e parë të Qeverisë, ai ka kërkuar një kampionat të përbashkët futbolli mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjithashtu Berisha tha se me Kosovës dhe Shqipërisë duhet punuar për heqjen e barrierave për sa i takon valëve televizive.

“Zotri ministër i Kulturës këtë vit duhet të fillojë veprimtarinë liga mbarë kombëtare e futbollit. Uluni dhe bëni projektin bashkë me ministrin kosovar. Ta quajmë mbarë kombëtare. Tifozi i Mitrovicës të vijë në shohë ndeshjen Flamurtari-Mitrovica. Të përfshihen të gjitha skuadrat. Kjo është rruga për të shpalosur të gjithë potencialet dhe talentet në futboll. Ta nisim me futbollin dhe të fuqizojmë tregun e futbollit për të ndierë një numër sa më të madh yjesh”.

“Hapësirë unike të valëve. Të gjitha mediet e Kosovës të kenë licencë. RTSH duhet t’u krijojë pikat e transmetimi të gjitha medieve të Kosovës të vendosin antenat e tyre dhe ato të shihen nga Konispoli gjer në Vermosh. Sikur, do të bisedohet me qeverinë e Kosovës që mediet e Shqipërisë të mbulojnë hapësirën mediatike të Kosovës. Nuk është se nuk ekziston, mirëpo është me pagesë por do punojmë që të funksionojë forma pa pagesë”, tha Berisha./Tema/

Sevdail Sherifi Vazhdon Karrierën Në SHBA

Boksieri ynë nga Presheva me rezidencë në Buchs të Zvicrës do të vazhdon karrierën e tij sportive në SHBA. Pikësynimi i tij do të jetë qyteti New York, ku Sherifi pret të bën disa takime atje me disa menaxher amerikan. Dëshira e tij do të jetë që boksin t`a përsosë në vendin ku dolën shumë kampion botëror, por kjo nuk do të varret gjithçka nga ai, pasi do t`i duhej edhe fati sportiv si çdo sportisti. “Në mesin e Janarit do të udhëtoj në SHBA. Për mua do të jetë një sfidë e madhe pasi boksi amerikan dhe ai evropian ndryshojnë shumë, por shpresoj të përshtaten dhe të mësoj edhe më shumë boksin atje” thekson Sherifi.

Sherifi deri më tani ka zhvilluar 12 meçe profesioniste ku ka rekord prej 9 fitore (8 KO), 1 humbje dhe 2 barazime.

“Besoj kam një përvoj solide për të vazhduar në Amerikë. 12 duele sa kam zhvilluar deri më tani do të më ndihmojnë sado pak për fillim” thekson Sherifi.

Ai vitin e fundit ka zhvilluar vetëm një luftë pasi për një vit kreu shërbimin ushtarak të Zvicrës, gjë që çdo banor i Zvicrës e ka për obligim.

“Më ka ngadalsuar ritmin e mirë që kisha pasi u desht të kryej ushtrinë e Zvicrës,  mirëpo arrita të zhvilloj një meç dhe besoj se edhe kjo është një përvojë e mirë për të ardhmen” tha Sherifi për Kosovaboxing.org.

Aktualisht në New York kemi dy boksier shqiptar, boksierin tonë të madh Elvir Muriqi i cili këto ditë pritet të nënshkruaj me një menaxher të madh në SHBA, dhe boksierin e talentuar Ilir Canolli. Së shpejti pritet që edhe boksieri ynë Naim Terbunja të merr sërish rrugën për New York ku sigurisht që New York-u do të bëhet përplot me boksier shqiptar.

Foto: Shpend Ahmeti

Përgatiti:
Artan Vërbica
23 Dhjetor 2012

Kombëtaret dhe klubet e Kosovës mund të luajnë miqësore ndërkombëtare

Tokio, 14 dhjetor – Komiteti ekzekutiv i organizatës botërore të futbollit FIFA vendosi sot që kombëtareve të Kosovës në konkurrencën e të rinjve, të femrave e të kombëtares amatore, si dhe klubeve kosovare t’iu lejohet të luajnë ndeshje miqësore me kombëatert dhe klubet përkatëse të anëtareve të FIFA-s. 

Në komunikatën e FIFA-s nga mbledhja e mbajtur sot në Tokio përkujtohet se më 21 maj të këtij vitit është marrë vendimi me të cilin anëtareve të FIFA-s iu mundësohet të luajnë ndeshje miqësore me ekipet e Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila nuk është ende anëtare e asociacionit botëror të futbollit. 

Por, ky vendim qe shtyrë deri më sot shkaku i ankesës së kishte bërë Federata serbe e futbollit.