24Korrik2017

Kombëtarja jonë mposht Francën

Kombëtarja shqiptare në futboll, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në këtë sezon të garave.

Shqipëria mposhti Francën, me rezultat 1-0, sonte në “Elbasan Arena”, në ndeshjen miqësore.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë duke e kontrolluar lojën më mirë në terren sesa “gjelat”.

Të përzgjedhurit e Gianni De Biasit i treguan skuadrës së Didier Deschamps se kanë potencial për të siguruar kualifikimin në Evropianin 2016, edhe pse kjo ndeshje ishte një sfidë miqësore.

Shqipëria në përballje me francezët është shfaqur skuadër më e rrezikshme nga fillimi i ndeshjes duke rrezikuar më shpesh portën e Llores.

Emir Lenjani në minutën e 28-të nga një pozitë ideale nuk ia doli të mposht portierin francez, ky i fundit priti me sukses goditjen e Lenjanit.

Në finish të pjesës së parë shpërthen atmosfera në “Elbasan Arena”, kur Ergys Kace në minutën e 42-të me një super gol nga goditja e lirë kaloj Shqipërinë në epërsi, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Lojë interesante është luajtur edhe në fraksionin e dytë. Futbollistët e Shqipërisë mirën e kontrollonin lojën në terren, duke e ruajtur epërsinë, kurse skuadra francez më të gjitha forcat tentoi të gjej golin e barazimit, por në të gjitha tentimet e mysafirëve u ndalën me sukses nga mbrojtja e Shqipërisë, derisa portieri Etrit Berisha edhe një herë tregoi shkathtësitë e një portieri të madh duke intervenuar për mrekulli në disa raste.

Përfundimisht Shqipëria mund Francën, me rezultat 1-0, dhe kjo fitore rrite në maksimum motivin për sfidat e ardhshme në kuadër të kualifikimeve për EURO 2016. /zeri/