19Nëntor2017

Madhështore: Ushtria ruse duke nderuar flamurin e Kosovës (Foto/Video)

Madhështore: Ushtria ruse duke nderuar flamurin e Kosovës

Megjithëse shteti rus nuk e njeh Kosovën, Rusia në aspektin sportiv ka njohur realitetin e ri.

Majlinda Kelmendi ka bërë që të ngritët flamuri i Kosovës midis Rusisë me rastin e shpalljes së kampione të Evropës në kategorinë deri -52 kilogram.

Me këtë rast, trupat ushtarake ruse kanë nderuar flamurin e Kosovës gjatë intonimit të himnit të Republikës.

 

Edhe Nora Gjakova ka fituar një medalje. Ai ka zë vendin e tretë në kategorinë -57 kilogram, me ç’rast ka fituar edhe medaljen e bronztë./telegrafi/

cas

Fiton drejtësia, CAS i jep 3 pikët Shqipërisë

Drejtësi më në fund për Shqipërinë. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë i dha Shqipërisë 3 pikët në tavolinë për ndeshjen e ndërprerë me Serbinë duke bërë drejtësi për ngjarjet e Beogradit. Cas publikoi në orët e para të kësaj të premte vendimin duke i dhënë fitoren 3-0 në tavolinë Shqipërisë e duke rrëzuar njëkohsisht vendimet e mëparshme të Komisionit të Disiplinës dhe atij të Apelit të Uefa-s, që I kishin dhënë fitoren kombëtares serbe. Një fitore në tavolinë që pothuajse i jep sigurinë e vendit në play-off kombëtares shqiptare por e vendos tashmë në garë dhe për për vendin e dytë apo dhe atë të parë, që të kualifikon direkt për në fazën e finale të Euro 2016. Prej më shumë se 8 muajsh, Shqipëria qëndronte në dyert e gjykatave sportive, por vendimi I Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv është më në fund drejtësia e munguar, e cila vonoi por nuk harroi. Shqipëria mori në Lozanë, atë që meritonte të merret që më 14 tetor në Beograd, ku dhuna dhe koret raciste të tifozerisë serbe kishin bërë të pamundur zhvillimin e një ndeshje, e cila duhej të ishte thjesht një sfidë futbolli.

Kombëtarja jonë mposht Francën

Kombëtarja shqiptare në futboll, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në këtë sezon të garave.

Shqipëria mposhti Francën, me rezultat 1-0, sonte në “Elbasan Arena”, në ndeshjen miqësore.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë duke e kontrolluar lojën më mirë në terren sesa “gjelat”.

Të përzgjedhurit e Gianni De Biasit i treguan skuadrës së Didier Deschamps se kanë potencial për të siguruar kualifikimin në Evropianin 2016, edhe pse kjo ndeshje ishte një sfidë miqësore.

Shqipëria në përballje me francezët është shfaqur skuadër më e rrezikshme nga fillimi i ndeshjes duke rrezikuar më shpesh portën e Llores.

Emir Lenjani në minutën e 28-të nga një pozitë ideale nuk ia doli të mposht portierin francez, ky i fundit priti me sukses goditjen e Lenjanit.

Në finish të pjesës së parë shpërthen atmosfera në “Elbasan Arena”, kur Ergys Kace në minutën e 42-të me një super gol nga goditja e lirë kaloj Shqipërinë në epërsi, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Lojë interesante është luajtur edhe në fraksionin e dytë. Futbollistët e Shqipërisë mirën e kontrollonin lojën në terren, duke e ruajtur epërsinë, kurse skuadra francez më të gjitha forcat tentoi të gjej golin e barazimit, por në të gjitha tentimet e mysafirëve u ndalën me sukses nga mbrojtja e Shqipërisë, derisa portieri Etrit Berisha edhe një herë tregoi shkathtësitë e një portieri të madh duke intervenuar për mrekulli në disa raste.

Përfundimisht Shqipëria mund Francën, me rezultat 1-0, dhe kjo fitore rrite në maksimum motivin për sfidat e ardhshme në kuadër të kualifikimeve për EURO 2016. /zeri/