19Nëntor2017

Vendos Kosova: Nuk do të hyjnë librat nga Serbia

Vendos Kosova: Nuk do të hyjnë librat nga Serbia

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka thënë para Kuvendit të Kosovës se janë vendosur masa të reciprocitetit ndaj Serbinë në lidhje me tekstet shkollore në gjuhën serbe.

Autoritetet serbe i kanë kthyer mbrapsht tekstet shkollore të Kosovës, duke mos lejuar të dërgohen në komunat e banuara me shumicë shqiptare në Luginë të Preshevës.

“Si ministër kam vendosur masat e reciprocitetit me Serbinë, duke kërkuar që asnjë tekst shkollor të mos hyjë në Kosovë”, ka deklaruar Bajrami, ndonëse ka pranuar se një kontingjent i librave sërish ka hyrë në Kosovë nga Serbia, por, siç ka thënë ai, në mënyrë të paligjshme.

Sipas Bajramit, për masën e reciprocitetit janë të njoftuara doganat dhe të gjitha institucionet tjera relevante/Zeri/

Prof.Dr.Arsim Bajrami, Ministri i Arsimit Shkences dhe Teknologjise ne Qeverine e Republikes se Kosoves

Shqiptarët para zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Serbi

Shkruan: Muharrem Salihu
 
 
 
 
Hapësira kohore para zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Serbi mbetet shumë e shkurtër. Popullata shqiptare në trojet e veta: Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë duhet ta shfrytëzojë këtë kohë për organizim dhe reformim. Duke qenë se organizimi i përbashkët politik është inekzistent në Luginë, kjo ka pamundësuar përkujdesjen e Tiranës zyrtare dhe eventualisht edhe të Prishtinës, për fatin në përgjithësi të popullatës shqiptare që jeton në Serbi, në veçanti të shqiptarëve që jetojnë në këto tri komuna. 
Shqiptarët në Serbi ndodhen në udhëkryq.
Nëse nuk gjejnë vullnet dhe forcë për t’u bashkuar në një listë të përbashkët për këto zgjedhje, ata përfundimisht kanë vendosur që fatin e tyre dhe të brezave të tyre të ardhshëm, ta lënë në duar të huaja dhe të pasigurta. Por, nëse shqiptarët do të realizojnë unitetin nëpërmjet një marrëveshjeje, ajo duhet të ketë një qëllim të vetëm: realizimin e të drejtave dhe lirive të plota për të gjithë shqiptarët. Këto të drejta duhet të artikulohen nëpërmjet reformimit territorial, por kurrsesi nëpërmjet ligjit për pakicat. Kjo, sepse shqiptarët janë në trojet e tyre dhe nuk janë thjeshtë pakicë kombëtare. Por në asnjë rast, në këtë proces jetësor për ne shqiptarët në Luginë, nuk duhet të tentohet rehabilitimi i atyre personave, mbi të cilët rëndojnë hipoteka nga e kaluara.
Serbia nuk ka shfaqur asnjëherë interes për zhvillimin ekonomik të tri komunave tona. Ndaj na lind detyra ne shqiptarëve, që krahas ristrukturimit politik, t’i japim prioritet edhe planeve për zhvillim ekonomik të trojeve tona, si pjesë e pandashme e platformës politike. Trupi i ri drejtues që do të dalë nga ky riorganizim politik, do të duhet të kushtëzojë pjesëmarrjen e tij në zgjedhjet e ardhshme në Serbi, me përsëritjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira edhe në Medvegjë, duke ditur faktin se në zgjedhjet e fundit lokale ishte vetë qeveria e Serbisë, e cila pengoi zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, pasi nuk lejoi popullatën shqiptare të kalonte kufirin Kosovë-Serbi, duke shkelur të drejtën e tyre të votës. E gjithë kjo gjendje ka ardhur edhe si pasojë e “përfaqësuesve” shqiptarë, të cilët me punën apo mos punën e tyre, e rënduan edhe më shumë gjendjen, ndaj është mirë që të reflektojnë!
Tupallë, 2016/Epoka e Re/

Ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeqare, Mehmet Jashari, nga Dediqi

Me dhembje e pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, dashamirët dhe farefisin se sot, ndërroi jetë Mehmet Jashari nga Dediqi i Medvegjes. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër(e Hene) më 07 Mars 2016 në ora 15:00 në varrezat e Prishtines.

 Redaksia e Lajmeve në medvegja.net i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Jashari.