19Nëntor2017

MBAHET KUVENDI IV ZGJEDHOR I KLUBIT TË VENDLINDJES “TROJET”

KUMTESË E KLUBIT “TROJET”

Në 25 – vjetorin e themelimit  

MBAHET KUVENDI  IV ZGJEDHOR I KLUBIT TË VENDLINDJES “TROJET”

U miratua Raporti i punës për periudhën 2011 – 2015, si dhe u përcaktua Programi i punës për periudhën e ardhshme katërvjeçare.

Kuvendi  zgjodhi Kryesinë e re të Klubit “Trojet”.

Në praninë e mysafirëve të shumtë dhe të delegatëve të zgjedhur nga degët e Klubit të vendlindjes “Trojet”: Prishtina I, Prishtina II, Fushë Kosova dhe Hajvalia, të delegatëve të dy subjekteve politike nga Medvegja dhe të Shoqatës humanitare “Medvegja” me seli në Zvicër,  si dhe të shumë qytetarëve të pranishëm në sallë, sot në Fushë Kosovë u mbajt Kuvendi IV zgjedhor i Klubit.

Në bazë të Raportit të përgatitur nga Kryesia e “Klubit” dhe të debatit të zhvilluar, u konstatua se Klubi, si organizatë joqeveritare dhe vullnetare, ka bërë përpjekje të konsiderueshme që t’i realizojë detyrat dhe obligimet që dalin nga Statuti dhe aktet e tjera normative, përcaktimet programore, si dhe detyrat e parashtruara si nevojë e rrethanave dhe e zhvillimeve në komunën e Medvegjës, por rezultatet e arritura janë  modeste.

Kryesia, gjatë kësaj periudhe kishte prioritet pasqyrimin e vazhdueshëm të gjendjes reale në komunën e Medvegjës, përcjelljen e lëvizjes së popullatës shqiptare, problemet kryesore me të cilat ata ballafaqoheshin në fushën e arsimit, të kulturës, të punësimit, e mbi të gjitha çështjet e sigurisë së qytetarëve, me qëllim të sensibilizimit të opinionit kosovar dhe ndërkombëtar, të njohjes së tyre me problemet e bashkëvendësve tanë në vendlindje dhe të angazhimit të tyre në ndërmarrjen e masave të mundshme.

Pozitën e rëndë të shqiptarëve në komunën e Medvegjës pas shpërnguljeve të dhunshme të vitit 1999 dhe më vonë, e dëshmon fakti se nga vendlindja janë shpërngulur 744 familje më 3.947 banorë. Sipas të dhënave të vitit 2015, tani në komunën e Medvegjës jetojnë vetëm 107 familje me 438 banorë, kryesisht pleq, që krijon një atmosferë zymtësie dhe pasigurie.  

Në Raportin e punës dhe në debat u bë fjalë veçmas për angazhimin e Klubit dhe të veprimtarëve të tij rreth organizimit dhe realizimit të zgjedhjeve lokale në komunën e Medvegjës në vitin 2015, angazhimin për tejkalimin e ndasive dhe të përçarjeve të subjekteve politike atje. Mjerisht, përkundër qëllimeve të mira e të sinqerta, Klubi nuk ia doli që t’i bashkojë subjektet politike shqiptare në  një Listë të përbashkët zgjedhore, që do t’i faktorizonte si trup elektoral në qeverisjen lokale. 

Ndërkaq, duke bërë fjalë për Orientimet programore në periudhën e ardhshme katërvjeçare, Klubi  u zotua se do ta përqendrojë aktivitetin e vet në identifikimin dhe angazhimin e kuadrove profesionale  në fushën e arsimit, të kulturës, do të bëjë përpjekje që t’i përfshijë të gjithë ata bashkëvendës që dëshirojnë të kontribuojnë në realizimin e detyrave programore të Klubit, si dhe do të angazhohet veçmas që në bashkëpunim me subjektet politike të komunave të Preshevës dhe të Bujanocit të punojnë në realizimin e vullnetit të shqiptarëve të shprehur në Referendumin e 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992. 

Klubi do të angazhohet, po ashtu, në sigurimin e kushteve materiale – teknike, do të vazhdojë gjurmimin, grumbullimin dhe ruajtjen e publikimin e të mirave të trashëgimisë kulturore dhe materiale nga vendlindja, do të angazhohet në gjetjen e mundësive të përkrahjes materiale dhe profesionale të SHKA “Shqiponjat e Medvegjës”, si dhe do të bashkëpunojë me të gjitha subjektet dhe strukturat përkatëse në Medvegjë dhe në diasporë rreth organizimit të “Takimeve të Vendlindjes” në Tupallë. Klubi, sipas nevojës, do të angazhohet edhe në realizimin e shumë çështje të tjera që i imponon koha dhe aktualiteti.

Pas një debati të gjithanshëm dhe shterues, Kuvendi miratoi me vërejtje dhe plotësime Raportin e punës, Programin orientues të punës, si dhe zgjodhi kryetarin e Kuvendit, Ajet Dulin, dhe Kryesinë e re të Klubit me mandat katërvjeçar, në përbërje: Prof. dr. Gani Jashari, Bislim Musliu, Hysen Kadriu, Imer Abazi, Muharrem Kurti, Mevlud Arifi, mr. Lumnie Kadriu, Avdi Mehmeti, Gani Syla. Minire Zeka, Burim Uka, Skënder Osmani - Bojniku, Hasan Ismaili, Liman Rexhepi dhe nga një anëtar do t’i delegojnë subjektet politike të Medvegjës dhe SHKA “Shqiponjat e Medvegjës”.

Në fund, Kryesia e Klubit i nderoi me mirënjohje Dr. Ramadan Xhemën, Hysen Kadriun dhe të ndjerin Bafti Hajdini, për kontributin e dhënë në veprimtarinë e Klubit dhe aktivitetet me interes për vendlindjen dhe çështjet kombëtare.

 Fushë Kosovë, 16. 04. 2016                                      KRYESIA E KLUBIT “TROJET”

Selimi: Deklaratat e Daçiqit janë fushatë elektorale

Selimi: Deklaratat e Daçiqit janë fushatë elektorale

Ushtruesi i Detyrës i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, i është kundërpërgjigjur deklaratave të Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, lidhur me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

“Kosova asnjëherë nuk do të negociojë me askënd për anëtarësimin në organizata të huaja, siç është UNESCO”, ka thënë Selimi në një prononcim të shkurtër për KlanKosova.tv.

Ky reagim i Selimit vjen pasi që Daçiq, derisa po qëndronte në Prizren në kuadër të udhëtimit të tij nëpër Kosovë, ka thënë se “Kosova nuk mund të anëtarësohet në UNESCO pa një marrëveshje paraprake me Serbinë”.

Ministri serb po ashtu deklaroi se çështja e UNESCO-s do të trajtohet edhe në bisedimet dy palëshe në Bruksel.

Por, sipas Selimit, këto deklarime të Daçiqit janë vetëm sa për efekt fushate në Serbi, prandaj si të tilla janë të parëndësishme.

“Deklaratat e Ivica Daçiq janë deklarime elektorale për fushatën zgjedhore të tij, për zgjedhjet e ardhshme në Serbi”, ka thënë Selimi.

Ka ndërruar jetë Xhemë Kadriu nga Medvegja

Medvegja.net i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Kadriu.