19Nëntor2017

Arkeologë të rrejshëm vandalizojnë varrezat shqiptare në Medvegjë

 

Përballë problemeve dhe dhunimeve të shumta, banorët shqiptarë të fshatrave të rrethinës së Medvegjës këto ditë janë ballafaquar edhe me një dukuri tjetër tejet shqetësuese. Në shumë lokacione rreth fshatit Tupallë, në njëzetditëshin e fundit, deri tani ca arkeolog të panjohur dhe të rrejshëm kanë vandalizuar disa varre të vjetra prej më se një shekulli. Edhe pse rastet e tilla rregullisht janë lajmëruar në polici, banorët e shqetësuar të Tupallës akoma nuk kanë asnjë informatë lidhur me masat që organet lokale të rendit kanë marrë për të zgjidhur një situatë të tillë.

Në momentin kur u bë më se e qartë që problemi i fshirjes së qytetarëve të kombësisë shqiptare nga rajoni i Medvegjës do të jetë temë diskutimi në bisedimet e ardhshme në Bruksel, banorët e këtij vendi po përballen me një shqetësim tjetër. Pasi që me të madhe janë duke vuajtur nga plaçkitjet e vazhdueshme të pronave të tyre pyjore, dhe fare të pambrojtur nga policia lokale e cila është e preokupuar me vazhdimësinë e spastrimit etnik përmes diskriminimit të marrjes së vendbanimeve përfaqësuesve të pakicës kombëtare së padëshiruar nga ta, banorët shqiptarë të fshatrave rreth Medvegje këto ditë pritën që edhe varrezat e të parëve të tyre të gërmohen nga disa arkeolog të panjohur dhe të rremë.

Sipas dëshmitarëve vendas të Tupallës, në lokacione të ndryshme në qarkun e këtij vendbanimi, në njëzet ditët e fundit në mes dite njerëz të panjohur kanë gërmuar varrezat private të periudhës së shekullit XIX dhe fillim shekullit XX. Varrezat që janë më të vjetra se një shekull, të shenjuara me çallma (turbane) me mbishkrime të lashta persiane, janë përdhosur nga këta të ashtuquajtur arkeologë. Kjo është bërë pa asnjë dokumentacion përcjellës dhe leje të pronarëve të tokave në të cilat gjenden këto varreza. Pas kësaj vendasit kanë alarmuar policinë lokale e cila akoma nuk është deklaruar lidhur me këtë rast.

Duke pasur parasysh që e gjithë kjo po ndodh në kohën kur Fondi për të Drejtë Humanitare ka lajmëruar opinionin vendorë dhe ndërkombëtarë lidhur me praktikën joligjore të marrjes së vendbanimeve kryesisht qytetarëve me kombësi shqiptare, dalja e arkeologëve të rrejshëm ka shtuar shqetësimin tek banorët dhe ndjesinë e pasigurisë mes shqiptarëve të cilët me shekuj jetojnë në territorin e Komunës së Medvegjës. Kësaj ndjesie të pasigurisë i kontribuon edhe heshtja e policisë lokale e cila të drejtën e azhurnimit e tregon vetëm kur duhet të mirren akcione në drejtim të përfaqësueve të kombësisë shqiptare, ndërsa në rastet kur duhet të mirren masa lidhur me mbrojtjen e tyre sipas ligjit, janë shumë pasiv dhe të painteresuar.

 

Të përkujtojmë, që sipas të dhënave zyrtare që i ka publikuar Fondi për të Drejtë Humanitare, Medvegja është komuna me përqindjen më të madhe të pasivizimit të vendbanimeve e cila ekskluzivisht u mirret banorëve me kombësi shqiptare të cilët pas luftes së vitit 1999 kanë ikur në territorin e Kosovës të cilën Beogradi zyrtar e konsideron si pjesë të Sërbisë !Description: http://ads.enovine.rs/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=205&loc=http%3A%2F%2Fwww.e-novine.com%2Fsrbija%2Fvesti%2F132704-Lani-arheolozi-oskrnavili-albanske-grobove.html&cb=1559b0ca86/Burimi i informacionit: e-novine/

 

Përkthyer dhe pershtatur nga serbishtja: Kushtrim JAKUPI

Lajmi ne origjinal :

http://www.e-novine.com/srbija/vesti/132704-Lani-arheolozi-oskrnavili-albanske-grobove.html