19Nëntor2017

,,TROJET’’ do të mbajë tribunë në ditën e të shpërngulurve nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva

Fushë Kosovë, 20 qershor(medvegja.net) Njoftojm se më datë 23 qershor 2016, do të shenojm ditën e të dëbuarve,zhvendosurve dhe të shpërngulurve nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva. Tribuna mbahet nën organizim të Klubit,,TROJET" , mbahet në selin e Shoqatës të ish-burgosurve politikë në Prishtinë, duke filluar në ora 11:00 .

Të ftuar që të marrin pjesë janë shoqata e OJQ ,bartës të institucioneve nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva, Republika e Kosovës dhe Shqipëria. Njoftojm opinionin e gjërë veçmas mediat e shkruara dhe elektronike që duke e përcjellë këtë tribunë të pasqyrojn gjendjen e kësaj kategori që nga viti 1999 e këndej që jan vendosur në Kosovë por ende nuk kan ende asnjë trajtim. Ardhja e juaj e pasuron këtë tribunë prandaj jeni të mirëseardhur Me nderime Kryesia e Klubit ,,TROJET’’ Prishtinë, 20 qershor 2016

Zv.kryetari i kuvendit të Medvegjës priti në takim shefin e OSBE-së

Zv.kryetari i kuvendit z.Sahiti takoj shefin e OSBE-së

Medvegjë, 8 qershor(medvegja.net)

Zavendëskryetari i Kuvendit Komunal  Ztr.Florim Sahiti  takoj shefin e OSBE-së Ztr.Petar Burkhard me bashkëpuntoret e tij.

Ne takim u bisedue rreth brengave te popullatës shiptare ne Medvegjë.

 

Ztr.Sahiti potencoj problemet rreth adresave fiktive,infrastrukturës se dobët ne vendëbanimet shiptare,mundesinë e kthimit te popullatës shiptare dhe problemet tjera te cilat me vemendje i degjoj Ztr.Burkhard./L.Xhema/

Shteti që shkel të drejtat e njeriut: Serbia po ua merr shqiptarëve adresat në Medvegjë dhe Bujanoc

Fondin për të Drejtën Humanitare (FDH) reagon lidhur me pasivizimin e vendbanimeve të shqiptarëve në komunat e Medvegjës dhe Bujanocit. Me këtë rast, shqiptarëve u mohohet e drejta të nxjerrin dokumente personale dhe të drejtat tjera, si shërbimet sociale dhe mjekësore, shkollimi, dhe e drejta votimit. Në këtë mënyrë ata faktikisht po bëhen shtetas të huaj! Reagimin e FDH-së mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Fondin për të Drejtën Humanitare (FDH) në muajt e shkuar e kanë kontaktuar shumë banorë të kombësisë shqiptare në Komunën e Medvegjës, për të treguar lidhur me praktikat e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të cilat në vitin e fundit u janë drejtuar kryesisht qytetarëve me kombësi shqiptare që jetojnë në këtë Komunë.

Pra, MPB gjatë vitit të kaluar ka lëshuar një numër të madh vendimesh për qytetarët e kombësisë shqiptare nga kjo Komunë, me të cilat u pasivizohet vendbanimi i deritanishëm, pasi që paraprakisht pas verifikimeve në terren është vërtetuar se gjoja personat në fjalë nuk banojnë në këto adresa. Personat e tillë pas këtyre vendimeve nuk kanë të drejtë të nxjerrin dokumente personale apo të vazhdojnë vlefshmërinë e të vjetrave, por humbin edhe një sërë të drejtash tjera të cilat normalisht i gëzojnë me vendbanim (shërbimet sociale dhe mjekësore, shkollimin), si dhe mund t’iu rrezikohet edhe e drejta e votës.

Vendimet e MPB-së të cilat i posedon FDH kanë të bëjnë me persona të lindur në Medvegjë dhe fshatra përreth që i përkasin kësaj komune. Disa nga këta persona në vitet 1999-2001 për shkak të represionit të qeverisë së atëhershme kanë ikur në Kosovë, por shumica e tyre kalojnë një kohë të caktuar në shtëpitë e tyre të lindjes, pra në Medvegjë.

Baza ligjore për të marrë vendime të tilla gjendet në nenin 18. të “Ligjit mbi vendbanimin dhe qëndrimin e banorëve” (“Gazeta zyrtare RS”, nr.87/11). Sipas kësaj dispozite, organi kompetent faktikisht bënë verifikimin e banimit të përhershëm, apo të banimit të përkohshëm në adresën në të cilën banori në fjalë e ka lajmëruar vendbanimin e tij të përhershëm apo të përkohshëm, dhe kjo bëhet me kërkesë të gjykatës, organeve shtetërore të drejtësisë, organeve apo organizatave tjera, si dhe përmes personit tjetër ligjor apo fizik, i cili e ka të arsyeshëm interesin ligjor. Nëse verifikohet se banori nuk banon në adresën në të cilën e ka lajmëruar vendbanimin, organi kompetent e merr vendimin me të cilën e pasivizon adresën e banuesit të përhershëm, apo atij të përkohshëm. Pas marrjes së vendimit, qytetari ka tetë ditë të lajmërojë vendbanimin e ri, në të kundërtën përgjigjet për kundërvajtje (dënimi i paraparë në para është nga 10 000 deri në 50 000 dinarë).

Në praktikë, drejtoria policore këto verifikime i ka bërë sipas iniciativës vetanake, pasi që qytetarët me të cilët ka diskutuar FDH-ja pretendojnë që nuk kanë pasë asnjë proces apo vendim tjetër juridik me të cilën ndokush do të kërkonte verifikimin e vendbanimit të tyre. Në raste të veçanta qytetarët pohojnë se nuk kanë pasur fare verifikim në shtëpitë e tyre.

Edhe vetë vendimet në shpjegimet e tyre nuk përmbajnë asnjë shkak si dhe nuk tregojnë as “burimin e operacioneve” me të cilën përfaqësuesit e Ministrisë së punëve të brendshme (MPB) të Serbisë kanë marrë veprime verifikuese. Një banori iu është thënë gojarisht se veprimi i verifikimit të vendbanimeve bëhet në përputhje me njëfarë “urdhri të brendshëm” apo “direktive” e cila ka ardhë nga Drejtoria Policore e Leskocit. Mirëpo, asnjë nga banorët me të cilët ka biseduar FDH-ja nuk kishte parë një dokument të tillë. Në kontaktet me Rrjetin e Këshillit për të Drejta të Njeriut në Serbi (CHRIS), është konstatuar që një praktikë e njëjtë është duke u zbatuar edhe në komunën e Bujanocit, edhe pse me një shtrirje më të vogël.

Deri tani, nga organet përkatëse me këtë rast është deklaruar vetëm Drejtoria Policore e Vranjës, me një shpjegim të zbehtë ku thuhet se dispozita ligjore e nenit 18, “Ligjit mbi vendbanimin dhe qëndrimin e banorëve” zbatohet në drejtim të të gjithë banorët pa dallim apo diskriminim ndaj asnjë grupi etnik. Këtë komunikim e ka përcjellë trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në prill të vitit të shkuar. Mirëpo kjo lloj praktike e pasivizimit të vendbanimeve me përmasa të tilla nuk është shënuar në asnjë pjesë tjetër të vendit, në çka FDH është vërtetuar duke i marrë shënimet lidhur me numrin e vendimeve të marra për pasivizim nga të gjitha Drejtoritë Policore në Serbi. Numri zyrtar i vendimeve të marra në Medvegjë, që ka ardhë nga DP e Leskocit , është 539, që për këtë komunë të vogël paraqet një përqindje shumëfish më të lartë në krahasim me vendet tjera. Për këtë arsye është më se evidente fakti që kjo dispozitë është duke u aplikuar në mënyrë më aktive tek komuniteti shqipëtar.

Pasi që na janë drejtuar qytetarët shqiptarë të Medvegjës, FDH-ja kërkoi nga të gjitha Drejtoritë Policore në Serbi informata lidhur me numrin e vendimeve për pasivizim, si dhe shënimet lidhur me ate se me çfarë baze apo veprime janë marrë këto vendime. Përgjigjet që kemi marrë nga Drejtoritë Policore (shih shtojcën) janë krahasuar me numrin e banorëve të secilës komunë apo secilit qytet (në bazë të të dhënave të regjistrimit të banorëve të vitit 2011). Sipas këtij krahasimi, vendimet e marra vetëm për komunën e Medvegjës shkojnë në mbi 7% të banorëve të kësaj komune, çka paraqet një shtrirje të aktivitetit policor shumë herë më të madhe se sa në vendet tjera dhe na tregon që një praktikë e tillë është sistematike.

Kontekst i këtyre veprimeve mund të jenë edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën në shtatorin e vitit të kaluar në komunën e Medvegjës dhe në të cilat bindshëm fitoi koalicioni rreth partisë në pushtet asaj të Partisë Përparimtare Serbe (SNS). Nga deklaratat e asaj kohe të nënkryetarit të kësaj partie, njëherit edhe ministër i punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviqit, na lë të kuptojmë rëndësinë që partia në pushtet i ka dhënë fitores në këtë komunë me mezi 8 000 banorë, duke apeluar në “vërtetësinë e realitetit që Medvegja mbetet një komunë serbe”, edhe pse një numër “i madh i shqiptarëve nga Kosova ’kanë ardhë’ me autobus për të votuar në Medvegjë edhe pse nuk jetojnë në këtë komunë” pavarësisht “frikës së formimit të asociacionit të komunave shqiptare”.

Edhe pse deri tani nuk ka shenja që pasivizimi i vendbanimeve ka ndryshuar strukturën e listave votuese, prapëseprapë mbetet shqetësim i madh që kjo përfaqëson edhe një instrument tjetër që pjesëmarrja e përfaqësuesve shqiptarë në institucione qeverisëse, si lokale ashtu edhe shtetërore, të minimizohet. Përtej ushtrimit të së drejtës së votës, pasivizimi i vendbanimeve – e cila në praktikë bëhet në formë të shënimeve të veçanta apo shënjimit në sistemin informativ të MPB-së – përbënë një barrierë edhe për nxjerrjen e dokumenteve personale, por edhe për zgjidhjen e të drejtave tjera subjektive.

Dhe, së fundmi, banorët e kombësisë shqiptare të Medvegjës dhe Bujanocit në këtë mënyrë edhe faktikisht bëhen shtetas të huaj, dhe jo shtetas të Serbisë gjë që janë që nga lindja. Ndërsa, fakti që përkohësisht apo më gjatë qëndrojnë në territorin e Kosovës apo në ndonjë vend tjetër të huaj nuk guxon të ndikojë në realizimin e të drejtave të cilat u takojnë si shtetas të Serbisë. Më tej, masat e tilla mund të përfaqësojnë vetëm vazhdimësinë e politikës së dëbimit dhe diskriminimit sistematik të shqiptarëve, e cila në njëzet vitet e fundit është bërë përmes mjeteve të ndryshme dhe sidomos përmes mjeteve shtypëse.

 

Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar nga ky rajon, lidhur me këtë problematikë u kanë tërhequr vëmendjen një numri të madh të institucioneve si dhe politikanëve të shumtë, por pa sukses. Zotëri Haki Emini i cili është i lindur në fshatin Tupallë (Medvegjë) i është drejtuar edhe Avokatit të popullit mirëpo deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje. Në raportet vjetore të Avokatit të popullit për vitet 2014 dhe 2015 nuk përmendet askund problemi i pasivizimit të vendbanimeve”, thuhet në reagimin e FDH-së.