19Nëntor2017

[Postim i sponzorizuar]-Partia Demokratike-Dega në Medvegjë përmbyll fushatën zgjedhore

[Postim i sponzorizuar nga PD-ja ne Medvegje]

Partia Demokratike-Dega në Medvegjë përmbyll fushatën zgjedhore

Fushë Kosovë, 10 shtator(medvegja.net)

Me intonimnin e himnit kombëtar, në prani të qindra qytetarëve të Medvegjës të cilët përkohësisht jetojnë në Fushë Kosovë, PD ka mbajtur fushatën parazgjedhore në Fushë Kosovë.Salla e shtëpisë së Kulturës në këtë qytet ishte shumë e vogël për ti zënë gjithë ata medvegjas që kishin ardhur për ta ndëgjuar dhe përkrahur Platformën dhe Programin e PD-së.

Programin zgjedhor të PD-së para më shumë se 500 medvegjasve e shpalosi Bajram Mustafa, kryetar i Degës në Medvegjë, së bashku me z.Femi Beha nga Gurpi qytetar që së bashku me PD-në garojnë me numrin 2.

Këtë fushat zgjedhore e përshëndeti edhe kryetari i komunës së Bujanocit njueherit kryetar i kësaj partie, i cili ju bëri thirrje medvegjasve që kësaj radhe të votojnë shqip të votojnë numrin 2.Ai gjithashtu i njoftoj medvegjasit se të shtunen më 12 shtator në Preshevë do të themelohet Asociaconi i komunave shqiptare në Serbi, sipas ti ky është një proces i pandalshëm.

Për kontributin e medvegjasve në të gjitha periudhat e historise në Kosovë elaboroi profesori universitar z.Sabri Ramabaja i cili po ashtu është me prejardhje nga Medvegja.

Në këtë takim në cilësin e musafirëve të ftuar, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Klubit "Trojet "në krye me prof.dr.Gani Jashari zv.kryetar si dhe kryesia e forumit rinor"Medvegja Forum"

Vlen të theksohet se zgjedhjet e parakoshme lokale në Medvegjë do të mbahen të dielen më 13 shtator.Organizimi transpotit me autobusë do të jetë falas.Autobusët do të nisen nga Matiqani, Bardhoshi, Hajvalia, Fushë Kosova në ora 7 ndërsa do të grumbullohen në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.Nga Prishtina autobusët në drejtim të vendvotimeve do të nisen në ora 8:00.Kalimin në kufi do të e monitorojnë përfaqësuesit e OSBE-së.

Ne zgjedhjet e së dielës garojnë gjithsejt 5 lista, 2 shqiptare dhe 3 lista serbe.

"Medvegja Forum" si organizat jo qeveritare me seli në Prishtinë e pa anshme politikisht, i fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje në këtë mënyr i japim legjitimitet përfaqësusve tan në Kuvendit Komunal.Apelojmë te subjektet politike shqiptare që nga ky proces shqiptarët të jen fitusit dhe të dalim faqebardh.

Foto: Kodralia Production

 

Mustafa: Nuk e pyesim Beogradin, e krijojmë Asociacionin shqiptar

Mustafa: Nuk e pyesim Beogradin, e krijojmë Asociacionin shqiptar

Shqiptarët e Luginës së Preshevës zotohen të mos zmbrapsen në përpjekjen e tyre që këtë të shtunë të nisin themelimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Serbi.

Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa ka thënë në Interaktiv në KTV se ata kanë informuar Kosovën, Shqipërinë dhe bashkësinë ndërkombëtare, por jo Serbinë.

“Me Beogradin nuk jemi konsultuar, sepse e dimë qëndrimin e tyre. Ne jemi në kontakt më Qeverinë e Republikës së Kosovës, asaj të Shqipërisë dhe me bashkësinë ndërkombëtare. Përkrahja e tyre do ta vë Beogradin në atë pozitë, që duhet ta pranojë këtë hap tonin”, ka thënë Mustafa.

Ai pohoi se Prishtina duhet të kushtëzojë funksionimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë me lejimin e funksionimit të Asociacionit të Komunave Shqiptare në Serbi, përcjell koha.net. Sipas Mustafës, ky është hapi i parë drejt arritjes së qëllimit të shqiptarëve të Luginës për t’u shkëputur nga Serbia dhe për t’iu rikthyer Kosovës.

Melisa Hajdari nga Gërbaci një tjetër medvegjase e suksesshme në Zvicër

Banja e Sijarinës-Medvegjë, 27 gusht(medvegja.net)

Melisa Hajdari një e re shqiptare nga Gërbaci i Medvegjës ndonëse  jo ne vendlindje dhe me edukimin ne gjuhë të huaj ajo arrin të ketë sukses ne punën profesionale. Ajo për dallim nga shumë moshatare të saj ka zgjedhur të jetë femra e parë shqiptare me profesion zjarrfikëse në Zvicër.

Melisa pretendon të vazhdoj studimet ne qëllim të  zgjerimit të njohurive të profesionit në nivelet më të larta. Për këtë sukses ajo është  motivuar së pari nga prindërit e saj e me pas edhe nga vet vullneti i saj për një sukses dhe një karrier të mirë.

 

Prindërit e Melisës zotëri Azemi dhe zonja Sabrije shpresojnë që vajza e tyre të arrij sa më shumë suksese  dhe të jetë shembull për gjeneratat e reja në të ardhmen.Shembulli i saj duhet të shërbej edhe për të rinjtë tjerë, ky është shembulli më i mirë i integrimit në shoqërinë zvicerane./B.Salihu-medvegja.net/