19Nëntor2017

MBYLLEN VENDVOTIMET NË MEDVEGJË, VOTOJNË RRETH 50 %

Vendvotimet në Medvegjë janë mbyllur në ora 20, derisa zgjedhjet lokale atje janë karakterizuar me moslejimin e shqiptarëve nga Kosova për të votuar.

Kanë qenë më mijëra shqiptarë nga Medvegja me vendbanim në Kosovë që kanë pritur deri në 7 orë që të shkojnë për të votuar. Policia serbe e kufirit është arsyetuar me prishje të sistemit.
Vetëm mas orës 16 autobusët dhe vetura me shqiptarë janë lejuar që të futen në Serbi, transmeton Indeksonline.
Më herët, komisioni lokal zgjedh nuk e ka pranuar kërkesën e partive shqiptare që të zgjatet orari për të votuar.
Sipas të dhënave jozyrtare, në 28 vendvotime kanë votuar rreth 50 për qind e 10.460 qytetarëve me të drejt vote.

Rezultatet e deritanishme jane:

Në vendin e parë gjendet SNS- Partia perparimtare e Serbise, e percjellur nga Partia Demokratike ne Medvegje me 15% të votave.

 

Kufiri

(Plotësuar)Në Medvegjë po mbahen zgjedhjet lokale, qytetarët hasin në shumë pengesa

Medvegjë, 13 shtator(medvegja.net)

Situat e tensionuar në Kufirin mes Medvegjës dhe Prishtinës respektivisht në mes të Kosovës dhe Serbisë, qytetarët e shumtë të bllokuar që nuk po lejohen të hyjnë në Medvegjë bëjnë thirrje që për kit situat të reagoj edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ministrja për Dialog Edita Tahiri.Ata thonë se nuk do të zbrapsen nga kërkesat e tyre për të kryer obligimin e tyre qytetar.Jan shtuar forca të shumta të policisë të Kosovës që po kujdesen që situata të mos kaloj, gjithashtu qytetarët kan bllokuarr rrugën dhe nuk po lejojnë askend të kaloj në Kosovë

 

___________________

Pika kufitare në Mutivod, qytetarët presin 

Që nga ora 7 e mengjësit qytetarët e Medvegjës ja kan mësyre kutive të votimit.Në Medvegjë votohet në 28 vendvotime ndërsa në zgjedhje garojnë gjithsejt 5 lista zgjedhore, prej tyre 2 lista shqiptare dhe 3 serbe.Nga gjithsejt 10.465 qytetar me të drejt vote mbi 4000 votues jan shqiptar.

Artan Murati

Artan Murati në vendvotimin numër 23 në Banjë të Sijarinës

Të gjitha vendvotimet jan hapur me kohë ka bërë të ditur për Tanjugun sekretari i komisionit komunal zgjedhor.Subjektet politike shqiptare garuse në këto zgjedhje presin rritjen e numrin te këshilltarëve komunal, ndërsa votuesit po pengohen të kalojnë kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në pikën kufitare në Mutivod.

Burimet tona nga tereni bëjnë të ditur se as tani kur po raportojmë qytetarët që jan me autobusë nuk po lejohen nga policia serbetë kalojnë kufirin për të kryer obligimin e tyre qytetar me arsytimin se është prisht sistemi.Përveq këtyre shumë qytetar po ankohen se nuk po e gjejnë emrin e tyre në listat e votusve.

____________________

Masovizimi i popullatës shqiptare për të marr pjesë ne zgjedhjet lokale në Medvegjë me sa duket e ka trembur shumë shtetin. Sipas informatave nga tereni, në pikën kufitare mes Prishtinës dhe Medvegjës rrespektivisht mes Kosoves dhe Serbise tani jan duke pritur 20 autobus me votues, mbi 50 vetura ndërsa kolona është rreth 4 kilometra.Policia serbe nuk po lejon asnjë qytetar të kaloj kufirin, me arsyetimin se nuk po punon sistemi.Mendoj se shqiptarët sot duhet të qëndrojnë stoik, është një ditë shumë e veqant e sistemi i tyre do të ''rregullohet''.

Apel për të gjitha mediat e Kosovës që te pasqyrojnë gjendjen në teren dhe njërëzit e vullnetit të mirë që të dërgojnë ujë dhe gjëra tjera në kufi në mënyr që popullata mos të kthehet mrapa pa votuar.

 

Miratohet Deklarata për themelimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Serbi

Këshilltarët shqiptarë të tri qyteteve të Luginës – Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, para pak çastesh miratuan Deklaratën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare në Serb.

 

Deklarata u miratua në mënyrë unanime, respektivisht asnjë nga 43 këshilltarët komunalë nga të tri komunat nuk votoi kundër, njofton KosovaPress-i.

Kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa gjatë mbledhjes tha se sot është një ditë historike. Ai tha se shqiptarët e Luginës çdo ditë janë nën trysninë e deklaratave kërcënuese të qeverisë së Serbisë.

Ndërkaq kryetari i Këshillit Nacional Shqiptarë Jonuz Musliu tha se rrugë tjetër nuk ka pos realizimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës. Sipas tij Serbia gjithmonë ka qenë e interesuar për spastrim etnik dhe marrjen e tokave shqiptare.

Musliu theksoi se shqiptarët janë të vendosur që të realizojnë vullnetin e tyre dhe asgjë më shumë.

Në mbledhje nuk morën pjesë përfaqësuesit e opozitës në Preshevë, gjegjësisht Partia e Veprimit Demokratik e Riza Halimit./shkruan Koha.net/