19Nëntor2017

Doli nga shtypi libri"Faqeve të pavdekësisë (përkushtime poetike për mësuesin Bafti Krasniqi)"

Doli nga shtypi libri më i ri i poetit nga Medvegja Rrahman Hyseni me titull “Faqeve të pavdekësisë (përkushtime poetike për mësuesin Bafti Krasniqi), botuar nga “Galaktika Poetike Atunis” Prishtinë, 2015.

 

Sipas redaktorit të librit, shkrimtarit Bilall Maliqi “Libri me përkushtime poetike “Faqeve të pavdekësisë”, i poetit nga Medvegja Rrahman Hyseni, shoqërohet me poezi përkujtimore të poetëve të pranishëm nga vise të ndryshme shqiptare, të cilët në një masë paraqesin ndjesitë e tyre përkujtimore për këtë portret të arsimit të kësaj ane. Brenda poezive, secili paraqet frymëzimet e tij poetike, disa duke përdorur edhe figuracionin e duhur, me të cilat forcojnë vargjet dhe poezitë e tyre.
Rrahmani librin e ka ndarë në dy cikle poetike:/ Poetët për Bafti Krasniqin/ dhe /Përkushtime nga familja/, të cilët janë munduar që sa më mirë ta poetizojnë figurën e mësuesit Bafti, kjo vërehet te poetët më të dëshmuar dhe më me përvojë në letrat shqipe, të cilët kanë ditur dhe dinë ta jetësojnë me vargje mësuesin si të jetë ai në mesin tonë, të komunikojmë me të përmes vargjeve poetike, pra me një fjalë në çdo varg e poezi të tyre para nesh na del mësuesi, abetarja, flamuri kuq e zi, sfidat e tij përballë pushtuesit dhe kundër arsimit shqip në ish-Jugosllavi.
Autorët e poezive, të cilët disa të njohur edhe për lexuesit dhe për letërsinë, derdhën vargjet e tyre përkujtimore në ciklin e parë shqiptare në përgjithësi, e disa sa kanë hyrë në rrugën e pambarimtë të poezisë japin të kuptojnë se mësuesi Bafti është në masë të madhe mirë i përkushtuar, duke pasqyruar portretin e tij shumëdimensional para lexuesve”

Ndërsa recensenti i librit poeti Rexhep Abazi shprehet “Për poetin Rrahman Hyseni nuk është edhe e lehtë të jepet mendim rreth krijimtarisë së tij. Poeti vjen nga Gërbaci i Medvegjës i cili me shkrimin e poezive dhe teksteve të tjera ka filluar të merret jo shumë gjatë, por shumë seriozisht. Në librin e tretë të tij “Faqeve të pavdekësisë.”, poeti Hyseni ka zgjedhur një mënyrë specifike ku bën një unifikim të poezive përkushtimore nga shumë poetë të trevave të ndryshme, kushtuar një personaliteti, një figure markante, një veprimtari unikat nga po i njëjti fshat prej nga na vjen edhe poeti Rrahmani, pra nga Gërbaci, MËSUESIT TË POPULLIT, të ndjerit Bafti Krasniqit. Është ky një personalitet specifik dhe i veçantë, i përshkruar dhe i stilizuar në poezi nga më se pesëdhjetë poetë, por i mbetur si strumbullar i mirësisë, bujarisë, atdhedashurisë dhe respektit.

 

Shënime për autorin e librit 

Rrahman Hyseni lindi në Leban më1976. Shkollën fillore e mbaroi në Banjë të Siarinës, shkollën e mesme të lartë në Prishtinë.

Rrahmani me poezi ka filluar të merret herët, por me librin e parë doli në vitin 2013 me titull “Vargje nga zemra”. Rrahmani nuk u ndal porse shkroi edhe librin tjetër me poezi për të rritur i cili ka ngritje artistike më të lartë me titull “Lule me vesë” 2014.

Libri me poezi kushtuar mësuesit dhe atdhetarit të madh medvegjas Bafti Krasniqi me titull “Faqeve të pavdekësisë” është vepra e tretë. Kjo vepër përmbledh poezi përkushtuese të shumë poetëve anekënd trojeve shqiptare.

Rrahmani në dorëshkrim të redaktuar e ka edhe përmbledhjen tjetër me poezi për të rritur me titull “Nën hijen e ëndrrës”

Rrahman Hyseni është i pranishëm edhe në disa Antologji dhe libra përkushtues si dhe është i rregullt nëpër portale të ndryshme dhe nëpër gazeta ditore si: “Epoka e Re”, “Bota Sot”, Titulli.com, revista “Shpëtimi” etj.

Përveç poezive poeti ka shkruar edhe shkrime të tjera, po ashtu ka shkruar tekste këngësh.

Rrahmani është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës;

Anëtar i Shoqatës së shkrimtarëve “Feniks” Preshevë;

Dhe anëtar i “Atunis Lugina”

Ai e udhëheq një biznes që nga viti 2000.  Jeton dhe vepron në Prishtinë.

 

Jonuz Musliu në Parlametin e EU-së: Evropianët s’bën të luajnë me dy standarde! (FOTO)

Jonuz Musliu në Parlametin e EU-së: Evropianët s’bën të luajnë me dy standarde!

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kanë dorëzuar në Parlamentin Evropian vendimin për Asociacionit të Komunave shqiptare në Serbi.

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë, Jonuz Musliu, në një prononcim për “Zeri.info” ka treguar për vizitën dhe takimet që ka zhvilluar në Bruksel. Ai pret që AKSHS-së të jetësohet sa më parë. “Evropa nuk bën të luaj me dy standarde, ndryshe me serbët e ndryshe për shqiptarët, kësisoj ne kërkojmë reciprocitet”, ka thënë Musliu.

Politikani nga Lugina, ka treguar se gjatë fjalimit që kishte në Parlamentin Evropian, ka përmbledhur të gjitha problemet e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

“Tregova se nuk ka siguri të plot në Luginë. Lufta e  UÇPMB-së, pse erdhëm deri tek lufta?  28 dëshmorë ranë heroikisht për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve.  Marrëveshja e Konqulit përse nuk po implementohet, sigurisht se ka qenë edhe Bashkimi Evropian për implementimin e marrëveshjes”, ka treguar ai./Zeri/

Kufiri

Ftesë për veprim të koordinuar të gjithë liderëve për situatën e krijuar ditën e zgjedhjeve në Medvegjë

Medvegjë, 20 shtator(medvegja.net)

Edhe një javë pas përfundimit të procesit zgjedhor në komunën e Medvegjës i përcjell me shumë parregullësi si pengim i qytetarëve për të shkuar në vendvotime nga ana e policisë kufitare, qytetar shqiptar po vazhdojnë të shprehin pa knaqësit e tyre në forma të ndryshme.Ndonëse shqiptarët në këto zgjedhje lokale që u mbajtën më 13 shtator arritën te rrisin numrin e këshilltarëve për 2-3 dhe përqindja në nivel komune u arrit të jetë 25% kjo nuk ka mjaftuar, shumë intelektual e aktivist të çështjes kombëtare të ngrisin zërin kundër diskriminimit të shqiptarëve të kësaj komune.Tashmë një letër e hapur e cila shpreh shqtësimin për këtë diskrimin të shqiptarëve e përkrahur nga të gjitha organizatat joqeveritare, partitë politike dhe grupet tjera të organizuara medvegjase, është dërguar Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në një reagim që ka arritur në redaksin tone, Ajet Duli aktivist i shquar i çështjes kombëtare ndër të tjera shkruan''Te gjithe lideret e Lugines duhet te marrin veprime adekuate ne menyre qe te tregojne paknaqesine ndaj diskriminimit qe u be ne Mutivode ndaj medvegjasve. Nese lideret e Lugines nuk dalin me qendrime konkrete ndaj keti diskriminimi atehere do te konsiderohen si bashkpuntore te regjimit te Vuqiqit.
Kerkoj nga udheheqesit e Kosoves dhe udheheqesit e Shqiprise qe te solidarizohen me lidert politik te Lugines dhe te protestojne te zyrtaret e OSBE-se dhe te zyrtaret tjere te BE-se dhe te SHBA-se per dhunimin e te drejtes se votes si e drejte elementare e demokracise....
Kerkoj nga medvegjasit e mi qe te gjejne forma dhe menyra per te shprehur paknaqesine per diskriminimin qe eshte duke ndodhur ne Europen Demokratiken.
Me respekt ish koordinatori i klubit "Trojet" per unifikimin e faktorit politik ne Medvegje.''përfundon në reagimin e ti z.Duli

Vlen të theksohet se në këto zgjedhje lokale kishte 5 lista zgjedhore, 2 shqiptare dhe 3 serbe.Partia Demokratike së bashku me grupin qytetar Femi Beha, që për herë të parë garon në zgjedhjet lokale në Medvegjë arritën të sigurojnë 5 ulëse në Kuvendin Komunal.Ndërsa Partia për Veprim Demokratik që ishte në bashkëqeverisje që nga paslufta e që në kualicion ishte me Unionin Demokratik Shqiptar arritën të sigurojnë 3 ulëse.Kuvendi Komunal i Medvegjës në mandatin e kaluar kishte 6 këshilltar shqiptar të PVD-së.

Foto Arkiv e medvegja.net, 13 shtator 2015 pika kufitare në Mutivod që lidh Medvegjën me Prishtinën