17Tetor2017

Kosova nënshkruan dy marrëveshjet e para zyrtare me komunat e Preshevës dhe Bujanocit

Kosova nënshkruan dy marrëveshjet e para zyrtare me Luginen e Preshevës

Për herë të parë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Komunën e Preshevës dhe të Bujanocit për bashkëpunim në fushën e kulturës për një periudhë tri vjeçare me qëllim të përkrahjes nga ana e MKRS-së të aktiviteteve kulturore që realizohen në kuadër planit të punës të dy komunave.

Memorandumet u nënshkruan sot në kuadër të vizitës së delegacionit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i kryesuar nga zëvendëskryeministri Kujtim Shala, njëherësh ministër i MKRS-së, në Luginën e Preshevës, i shoqëruar nga zëvendësministri Rexhep Hoti dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Serbi, Valdet Sadiku.

Ky bashkëpunim në fushën e kulturës mes MKRS-së dhe Komunave të Preshevës e Bujanocit parasheh zotimin e MKRS-së për mbështetje financiare me qëllim të realizimit të aktiviteteve në fushën e teatrit, arteve skenike e muzikore dhe atë të letërsisë e bibliotekarisë. Memorandumi u nënshkrua nga sekretari Veton Firzi dhe kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, përkatësisht kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi. 
Kosova nënshkruan dy marrëveshjet e para zyrtare me komunat e Preshevës dhe Bujanocit
Në takimin që pati zëvendëskryeministri Shala me kryetarin Mustafa u shpreh se përmes këtij memorandumi MKRS sadopak mundohet të mbështesë dhe ndihmojë jetën kulturore në Preshevë, e cila është një nismë që do të hap rrugën për bashkëpunim të mëtejshëm në të ardhmen edhe në fusha tjera. 

Zëvendëskryeministri u informua nga kryetari Mustafa për problemet që ballafaqohen shqiptarët e Luginës, me theks atë të kulturës dhe edukimit në shqip, si dhe padrejtësitë e diskriminimin që u bëhet atyre nga pushteti qendror, dhe ky memorandum është një nismë që hap rrugën që edhe ministritë tjera të Qeverisë së Kosovës të përkrahin komunat e Luginës së Preshevës në fushat që ato kanë në përgjegjësi. Gjithashtu, në takim u bisedua për aktivitetet konkrete kulturore që do realizohen përmes kësaj përkrahjeje të MKRS-së në Preshevë. 

Shala gjithashtu ka vizituar edhe shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica” ku u takua me drejtorin Naser Nuredini me të cilin diskutoi për aktivitetet që organizohen në këtë institucion kulturore.

Ndërkaq, në vizitën që ka zhvilluar në qytetin e Bujanocit, Shala u takua me kryetarin e komunës, Nagip Arifi me të cilin diskutoi për problemet që ballafaqohen shqiptarët e Luginës, me theks ata ta të Bujanocit. Ai theksoi se nënshkrimi i këtij memorandumi është i mirëseardhur ngase nevojat janë të mëdha, sidomos në fushën e librit dhe furnizimin me literaturë shqipe në Luginë. Ai mori përkrahjen e Shalës që furnizimi me libra e literaturë do të hyjë në programin vjetor të MKRS-së menjëherë dhe do të zbatohet këtë vit.

Shala takohet edhe me Musliun, Halimin e Kamberin
Kosova nënshkruan dy marrëveshjet e para zyrtare me komunat e Preshevës dhe Bujanocit
Në kuadër të vizitës së sotme në Luginën e Preshevës, zëvendëskryeministri Kujtim Shala u takua edhe me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu dhe deputetët shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi e Shaip Kamberi, me të cilët diskutoi për sfidat që ballafaqohen shqiptarët e Luginës dhe thellimin e bashkëpunimit e përkrahjes nga ana e Qeverisë së Kosovës për të avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë. /Ministria e Kultures dhe Sportit e Republikes se Kosoves/ 

Shoqata e Ish te Burgosurve Politike ndan mirenjohje per aktivistin nga Tupalla dr.Ramadan Xhema

Prishtine, 10 janar(medvegja.net)

Me 8 janar 2016 ne Shoqaten e Ish te Burgosurve Politike ne Prishtine iu nda mirenjohja Ramadan Xhemes , veprimtar i shquar i çeshtjes kombetare. Familja Xhema nga Tupalla e Medvegjes eshte nje familje emblematike qe na bene te krenohemi. Vlene te ceket se Ramadan Xhema e Xheme Xhema , kane dhene kontribut te jashtezakoneshem per çeshtjen shqiptare. Ne shenje te kontributit dhe meritave te kesaj familje sot Shoqata e Ish te Burgosurve Politike te Kosoves ia ndau mirenjohjen keti veprimtari te devoteshem.Vaprimtari dhe kryetari i shoqates z.Hydajet Hyseni e vlersoj dhe e çmoj lart kontributin e familjes Xhema./Ajet Duli/

Foto ne selin e Shoqates se ish te Burgosurve politik ne Prishtine veprimtaret Ajet Duli e dr.Ramadan Xhema nga Medvegja.

Komuna e Gjilanit emëron dy rrugë me emrat''Medvegja e vogël'' dhe ''Gjeneral Veli Dedi''

 

Gjilan, 28 dhjetor(medvegja.net)

- Stublina për asnjë çast nuk e ka harruar as prejardhjen e saj dhe as njerëzit e saj trima e luftëtar. Të ardhur nga lagja Dediq e Medvegjës tani banorët e Stublinës kanë propozuar që fshati të mbajë në rrugët e saj dy emra, atë të Veli Dedit dhe Medvegja e vogël.

Veli Dedi dhe Medvegja e vogël, janë dy propozime që do të mbajnë dy rrugë në fshatin Stublinë. E tërë kjo si shenjë respekti për personalitetin e Veli Dedit dhe për prejardhjen e të parëve të tyre.

Të parët e Stublinasve ishin shpërngulur nga lagja e Dediqëve në Medvegjë për tu vendosur aty ku janë sot. Ishte Shaip Sabedini një atdhetar, kombëtar e edukues i madh i cili u motivua nga Gjon Serreqi e Veli Dedi. Dhe mësimet e tregimet e tij për atdheun e shpërngulur dhunshëm janë ngulitur edhe sot e asaj dite tek gjeneratat e reja.

Komisioni për plotësimin e emërtimit dhe numërimit të adresave në komunën e Gjilanit tashmë pas propozimeve konkrete ka shqyrtuar dhe propozuar që tri rrugë të mbajnë këta emra “Medvegja e vogël”, “Veli Dedi” dhe “Liria”.

Fadil Osmani njëri nga iniciatorët dhe përkrahësit e këtyre emërtimeve thotë se nuk ka më mirë se të kujtosh njerëzit që identifikohen me të afërmit tuaj. “Nuk harrohet lehtë Medvegja, as fjalët e tregimet e gjyshërve tanë. Ata kujtonin me shumë pasion Dediqin, vendin prej nga dhunshëm u shpërngulën. Flisnin për Veli Dedin i cili një kohë e kishte kaluar edhe në Stublinë pak para se të largohej për Shqipëri. Këto emërtime janë më e pakëta që mund të bëjmë për figurat e njohura me renome kombëtare e ndërkombëtare siç ishte Veli Dedi” shprehet Osmani.

Edhe Halil Mushica një aktivist e patriot i shquar thotë se jo vetëm komuna e Medvegjës, por edhe Kosova Lindore nuk duhet ta harrojë Veli Dedin. “Mos e harroni figurën madhore të gjeneralmajor Veli Dedit. Nëse Marseji i Francës i ka ngritur përmendore ose emra rrugësh pse ju nuk ndërmerrni një hap për ta nderuar figurën e Veli Dedit”thotë Mushica.

Mushica thotë se Veli Dedin e ka njohur përmes Ali Hadrit. “Ali Hadri gjatë bisedave të lira na thoshte se shqiptarët e kanë një gjeneral si Veli Dedi për të cilin duhet të kujdesen historianët shqiptarë që mos ta harrojnë. Dhe këto fjalë të tij kanë ndikuar që unë tani pas kaq vitesh ta përsëris këtë kujdes të Ali Hadrit dhe tua përçojë mesazhin edhe udhëheqësve shqiptar në Kosovën Lindore dhe të pasardhësve të tij që ndodhen në Stublinë të Gjilanit. Figura e Veli Dedit nuk guxon të harrohet sepse atë e kanë nderuar Marseji i Francës me vendosjen e emrit të tij një rruge dhe ngritjen të një përmendoreje. Ne ndërkaq nuk kemi bërë asgjë për të. E lus udhëheqjen e Medvegjës që ta marrë parasysh këtë kërkesë dhe të propozojë ndonjë emër rruge apo busti për Veli Dedin” thotë Mushica.

Mushica thotë se për Veli Dedin ka lexuar dhe dëgjuar lloj lloj rrëfimesh interesante. “Ai ishte kolos dhe një ushtarak që do ia kishte lakmi çdo shtet. Pse ne ta harrojmë e ta humbim. Edhe Atifete Jahjaga ose Bujar Nishani duhet ta dekorojnë nëse nuk e kanë bërë këtë deri tani” tha Mushica.

Kush ishte Veli Dedi

Krijuesi dhe publicisti nga Medvegja Ramiz Kadriu në librin e tij:"Ku na mbeten Trojet tona” ka shkruar më gjerësisht për Veli Dedin.

U lind më 5 prill 1912 në Dediq, lagje e Medvegjës. Filloren e kreu në Medvegjë dhe Gazdar, gjimnazin në Leskoc, kurse Fakultetin e Makinerisë në Beograd..Më 1932 shkoi në Shkup dhe punoi në një firmë me qëllim që të shpërngulej në Turqi, por një shkrim i Bedri Pejanit ndikoi që të shkojë në Shqipëri.

Atje i lind dëshira që të bëhet ushtarak, por për t’u regjistruar në Akademinë ushtarake Italiane duhej ditur gjuhën italiane. E mësoi shumë shpejt dhe u regjistrua. Gjatë qëndrimit në Shqipëri dhe gjatë studimeve ne Itali njihet me shumë patriotë shqiptarë, si Bedri Pejanin, Rexhep Mitrovicën, Emrush Miftarin, Ibrahim Gjakovën, Sali Viçitërrnën, Xhemajl Kadën, Asim Vokshin e tjerë.

Më 1933 bëhet anëtar i Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës. Pasi plas lufta qytetare në Spanjë, merr pjesë në të dhe më 1937 gradohet kapiten, kurse më 1938 dekorohet me Urdhrin e Kavaleristit të Lirisë,,No Pasera” si dhe gradohet në detyrën e shefit Operativ të Divizionit të Ebros.

Pas mbarimit të luftës në Spanjë vendoset në një kamp përqendrimi në Francë, gjatë të cilës kohë mësoi rrjedhshëm gjuhën frënge. Si ushtarak i shkëlqyeshëm inkuadrohet në grupet antifashiste dhe shumë shpejt emërohet komandant i Forcave çlirimtare për Departamentin e Marsejës, kurse për zotësinë dhe guximin që kishte e shpallin ,,Shqiptari trim”(Vaillant Albanias).Ai me njësi të vogla operative nëpër rrugët e Marsejës i thyente njësite shumë më të mëdha fashiste.

Në sajë të aftësisë së tij dorëzohen 37 mijë fashistë, të cilët po luftonin që ta rrënonin tërë Marsejën. Arriti që t’i bindë të dorëzohen në sajë të njohjes së të gjitha konventave ndërkombëtare në mënyrë profesionale e në hollësi dhe te sigurisë që ua kishin garantuar njësitë franceze.

Veli Dedi e dinte edhe anglishten e gjermanishten, kurse për Hasan Prishtinën thoshte: ,,Në jetë tri herë kam qëndruar gatitu para shpirtit dhe mendjes së tij të ndritur: herën e parë kur kam dëgjuar për vrasjen e Hasan Prishtinës, herën e dytë kur i kam lexuar kujtimet e tij për Kryengritjen Shqiptare në Kosovë më 1912 dhe herën e tretë, më 1977, kur eshtrat e Hasanit u sollën në Shqipëri”.

Po ashtu e ka lënë të shkruar thënien "Kam frikë se po vdiqa pa e çliruar Kosovën, s’do të më tret dheu”.

Në Shqipëri është shpallur Hero i Popullit

Gjeneralmajor Veli Dedi, vdiq më 3 shkurt 1995 në Tiranë.

Varrimi i gjeneralmajor Veli Dedit, si luftëtar veteran i Spanjës dhe si komandant në operacionet e çlirimit të Departamentit të Marsejit, si ushtarak besnik i kombit shqiptar, si deputet shumëvjeçar i Rrethit të Bajram Currit, u bë me nderime shtetërore. Në ceremoninë e varrimit u lexuan telegramet e Presidentit, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të veteranëve të Shqipërisë.

Në ceremoninë e varrimit përfaqësuesi i Ambasadës së Francës në Tiranë, si atashe ushtarak, ndër të tjera theksoi:"Më vjen keq që një shqiptar që ka luftuar për çlirimin e popullit tim, unë e takoj të vdekur”./rajonipress/