19Nëntor2017

Organizohet forum ekonomik në Preshevë, pjesëmarrës edhe nga ambasada të huaja.

Ndërmarrja prodhuese-tregëtare Medita Development Sh.p.k. me seli ne Bajë të Siarinës, në bashkëpunim me afaristë shqiptar nga diaspora , ndermarrës Italian dhe afarist vendor nga Lugina koordinon takimin e parë të kesaj natyre, i cili do të mbahet më 27 Janar të këtij viti, duke filluar nga ora 18:00 në sallën e kuvendit komunal në Preshevë.

 

Nikoqiri i këtij takimi është Afaristi i njohur nga Zvicra, ish kryetari i fondit humanitare për Kosoven Lindore, tani nën kryetari i PVD-së për Preshevë Xhelal Mehmeti dhe kryetar në detyrë FHKL dega Austri, afaristi Dul Krasniqi.

Ky takim ka për qëllim shkëmbimin e pervojave dhe informacioneve, si parakusht për krijimin e kushteve për investime në lëmi të ndryshme, të cilat do të gjenerojnë një zhvillim të shpejt ekonomik dhe të qendrueshëm në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. 

Takimi në fjale,në aspektin organizativ ka karakter eksperimental me që i paraprin nje evenimenti të rëndësishëm me dimensione regjionale, i cili është planifikuar të organizohet në fillim të muajit Mars 2016 në Bajë të Siarinës.

Pritet pjesmarrja e atasheve tregtare te disa ambasadave, si ajo Italiane ne Beograd, Shqipetare,disa OJQ-ve,dhoma e tregtis së Kosoves dhe asaj te Serbisë, nën patronatin e " Medita Development ", është edhe një numer i madh i ndërmarrjeve italiane të cilat janë ne kerkim te kushteve dhe partenereve eventual vendore per bashkpunim dhe investime konkrete .
Rciklimi mbeturinave, Zhvillimi bujqisë, Prodhimi Peletit.

Fotoreportazh:Në Zvicër promovohet libri kushtuar veprimtarit të madh Bafti Krasniqi

 

 

Fully, 17 janar(medvegja.net)

“Faqeve të pavdekësisë” kushtuar veprimtarit të madh të çështjes kombëtare Bafti Krasniqi të autorit Rrahman Hyseni, ishte libri që kishte mbledhur shumë bashkatdhetar në qytezën e bukur, në Fully që njihet si “Medvegja” e dytë në Zvicër.Në këtë promovim përveç familjarëve të Baftiut morën pjesë edhe kryesia e Shoqatës “Medvegja” të prirë nga kryetari i saj z.Zenel Neziri, sekretari z.Fadil Selmani e të tjerë, këta të fundit ishin edhe organizator të promovimit.Të pranishëm gjithashtu ishin edhe djemtë e Baftiut, Bekim, Arsim e Besim Krasniqi, vajza Feride Jashari-Krasniqi e cila edhe e përshëndeti këtë eveniment si dhe prof.Gani Krasniqi që kishte udhëtuar enkas nga Medvegja.

Kush ishte Bafti Krasniqi !

“BAFTI KRASNIQI, MËSUES I POPULLIT

(1937 – 1983)


Mësuesi i Popullit – Bafti Krasniqi lindi në lagjen Vllasë të Gërbacit të Medvegjës më 1937, në një familje të varfër, por aktive gjatë shumë dekadave, me ndjenja dhe zemër shqiptare.

Shkollën fillore katërvjeçare e kreu në gjuhën serbe në Ramabajë, ndërkaq më pastaj mësimet i vazhdoi në gjuhën shqipe në Hogosht, fshat ky në Kosovë, të cilin vetëm vija kufitare e ndan me Medvegjën.

Semimaturën e kreu në vitin 1954, me sukses të shkëlqyeshëm, edhe pse në kushte mjaft të vështira materiale.

Në shtator të të njëjtit vit, në fshatin Gërbac, Baftiu ia filloi punës si mësues i parë me mësim në gjuhën amtare shqipe në tërë trevën e komunës së Medvegjës.

Në Lisockë të Kamenicës punoi si mësues gjatë viteve 1956-1957.

U kthye përsëri në vendlindje, pasi e mbaroi shërbimin ushtarak, meqë, si duket, vetëm aty ishte tamam vetvetja.

Në vitin 1963 u regjistrua në Shkollën dyvjeçare të Normales së Gjilanit, të cilën e përfundoi me sukses.

Gjithashtu ishte mësuesi i parë që e udhëhoqi mësimin në gjuhën shqipe të klasës së pestë në Banjë të Siarinës, në vitin 1965. Por, menjëherë pas kësaj u kthye në fshatin Gërbac, ku punoi deri në vitin 1971.

Nga posti i mësuesit më vonë kaloi në Medvegjë, ku punoi si përkthyes, referent për çështjen e arsimit në Medvegjë.

Po ashtu, u angazhua për hapjen e mësimit në gjuhën shqipe, për herë të parë në komunën e Medvegjës, gjë që e arriti në vitin 1976, me hapjen  katërvjeçares së plotë.

Bafti Krasniqi ishte edhe nënkryetar i Komunës së Medvegjës.

Pas shumë peripecive dhe me gjithë refuzimin e organeve komunale që të ketë shkollim të mëtutjeshëm në gjuhën shqipe, megjithatë ia doli që ta hapë për herë të parë edhe klasën e pestë me mësim në gjuhën shqipe. Pas këtij angazhimi kombëtar për dituri e përparim të shqiptarëve të kësaj treve, atë e përjashtuan nga ish-Lidhja Komuniste, në shenjë pakëknaqësie nga pushteti për angazhimin e tij kombëtar.

Vdiq në moshë mjaft të re, në vitin 1983, në Medvegjë, duke lënë pas vetes shumë shokë, miq e dashamirë.

Bafti Krasniqi edhe sot e kësaj dite kujtohet me respekt të madh nga popullata e komunës së Medvegjës, prandaj me të drejtë e mori epitetin Mësues i Popullit, të cilin e kriojoi vetë gjatë punës së tij për vite të tëra. Mësuesi ynë i nderuar la gjurmë të pashlyeshme. Ai do të mbetet në historinë tonë kombëtare si njeri, i cili tërë jetën ua kushtoi të drejtave të shqiptarëve dhe arsimit shqip.

Për nder të ti u botuan shumë libra ndërsa Shoqata”Medvegja Forum” me seli në Prishtinë themeloi Grupin Letrar”Bafti Krasniqi” i cili grup botoi dy libra dhe themeloi revistën Zëri i Medvegjës” që botoi disa numra e që për shkaqe financiare ndërpreu botimin.”/ Pregaditi  Mirejeta Bislimi-medvegja.net/

 

 

 

 

Investitor nga Italia synojnë rimëkëmbjen ekonomike të Medvegjës!

Venedik, Itali, 11 janar(medvegja.net)

Me iniciativ të biznesmenit nga Tupalla z.Muharrem Salihu në Venedik të Italisë është mbajtur një takim i rëndësishëm që për qëllim kishte gjetjen e alternativave për rimëkëmbjen ekonomike të komunës së Medvegjës.Në takim morën pjesë edhe Dul Krasniqi nga Sfirca aktivist i dalluar, Xhelal Mehmeti ish kryetar i Fondit Humanitar për Kosovën Lindore me seli ne Zvicër si dhe aktivist të tjer.Medvegja.net merr vesh se pas këti takimi nje ekip së bashku me investitor Italian qysh sot kan aplikuar për regjistrim të biznesit zhvillimor në Medvegjë.

Këtë njoftim e ka bërë vet z.Salihu në llogarin e ti në Facebook, i cili ndër të tjera shkruan:

"Sot pata nderin te kem mysafir ish kryetarin e fondit humanitar per kosoven lindore, me bashkpunetore dhe njeherit nen kryetari i PVD-se per Presheve, z.Xhelal Mehmeti.
Kemi trajtuar shumë tema qe lidhen me situaten ne komunat tona. Morem edhe disa iniciativa te karakterit zhvillimore dhe ekonomik, duke i perforcuar me pjesmarrjen e disa ndmarresve italian. Parimisht ndajme mendime te njejta se baza è realizimit te ç'fardo iniciative politike duhet të jete e bazuar në themele te forta ekonomike, ne menyre qe ato të jetësohen. Ne ket aspekt Medvegja eshte ne gjendje te rende dhe si è tille kerkon nderhyrje urgjente. Mysafireve ju propozova që te punohet ne unifikimin è subjekteve politike ne nje subjekt te vetem per Lugine dhe se selia e ketij subjekti te jetë ne komunen è Medvegjes, ndersa kryetaret e ketij subjekti te jene me rotacion 1 vjeçare nga secila komune.

Unë jam thelle i bindur se ndryshimet vijne vetem me pune dhe vepra te cilat flasinë per secilin dhe se forcen per te hecur me tutje duhet t'a nxjerrim nga uniteti jone e kursesi nga perçarjet apo duke qendruar te mbyllur nen cipenë egoiste individuale apo klanore."