19Nëntor2017

Mbahen"Takimet e Vendlindjes-Tupalla 2016"

Tupallë, 3 maj(medvegja.net)

 

Si çdo vit në Tupallë me 1 maj edhe këtë vit u mbajtën "Takimet e Vendlindjes-Tupalla 2016".Me këtë rast përveq aktiviteteve vjetore u mbajt edhe një orë letrare ku morën pjesë poet nga të gjitha trojet shqiptare. Takimet ishin organizuar nën patronatin e Komunës së Medvegjës, ndonëse pritjet e gjata në kufi nuk munguan as kësaj radhe. Policia serbe këto pritje të gjata i arsyetoj kinse disa anonim kishin paralajmëruar një protestë për pasivizim të adresave të shqiptarëve, ndaj sipas policisë duhet të lëshohen qytetarët në grupe dhe jo në tërësi. Dihet shumë mirë se grupet anonime në rrjete sociale nuk kanë sjellë kurrë diçka të mirë, madje as nuk dihet se kush i bënë këto paralajmërime, por ky arsyetim u përdor që qytetarët të presin me orë të tëra. Protestat, po të kishte një organizim të tillë kishin me qenë të mirë se ardhura, sepse ka shumë shkelje të të drejtave elementare të shqiptarëve, por me një organizim të mirëfillt, edhe pse efekti i tyre do të dihej. Duhet organizuar dhe unifikuar, për padrejtësitë që ju bëhen shqiptarëve në Medvegje, tërë klasa politike shqiptare madje jo vetëm në Medvegjë por edhe në Shqipëri e Kosovë për ti parandaluar pasivizimin e vendbanimeve deri sa nuk është vonë.

Si do që të jetë pritjet e gjata nuk e zbehën madhështinë e "Takimeve të Vendlindjes-Tupalla 2016" pasi që në to morën pjesë shumë qytetar shqiptar por edhe të huaj që kishin ardhur edhe nga shtetet skandinave. Madje aty valonte flamuri kombëtar shqiptar, që për shumë kënd ka qen vetëm ëndërr aty këndohej shqip, recitohej shqip. Mangësi në organizime ka gjithmonë, mirëpo kur kemi parasysh numrin e vogël të organizatorëve por edhe të shqiptarëve në Medvegjë, ai gjithsesi mbetet organizim i mirë. "Takimet e Vendlindjes “ në Tupallë kanë traditë gjysmë shekullore ndërsa ne duhet të punojmë që traditën e këtyre takimeve t’a ruajmë me xhelozi dhe mos të lejojmë shuarjen e këtyre ani pse kjo dikujt i përshtatet./Koment i redaksisë së lajmeve/

 

 

MBAHET MBLEDHJA KONSTITUTIVE E KRYESISË E KLUBIT “TROJET”

 

Prishtinë, 23 prill(medvegja.net)

Kumtesë e Klubit “Trojet”

MBAHET MBLEDHJA KONSTITUTIVE E KRYESISË E KLUBIT “TROJET”

Kryetar i Kryesisë u zgjodh Bislim Musliu, kurse nënkryetar Burim Uka

 

Kryesia e Klubit të vendlindjes “Trojet” mbajti sot mbledhjen konstitutive, në të cilën morën pjesë të gjithë anëtarët e Kryesisë, të zgjedhur në Kuvendin IV zgjedhor, që u mbajt më 16 prill 2016.

Kryesia zgjodhi me vota unanime kryetarin dhe nënkryetarin e saj, si dhe organet e tjera të Klubit. Kryetar i Kryesisë u zgjodh Bislim Musliu, nënkryetar Burim Uka, kurse arkëtar Muharrem Kurti.

Kryesia mori vendim që të hapë një zyrë kontaktuese në Fushë Kosovë, në të cilën do të punojë një i punësuar në cilësinë e sekretarit të Klubit, kurse shpenzimet është zotuar se do t’i mbulojë Shoqata humanitare “Medvegja”, me seli në Zvicër.

Kryesia fton subjektet politike që veprojnë në Medvegjës, që të bashkëpunojnë me Klubin dhe bashkërisht të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve dhe të vështirësive me të cilat ballafaqohen.

Në fund, kryetari i porsazgjedhur, Bislim Musliu, u falënderua për besimin e dhënë dhe shprehu bindjen se kjo Kryesi, dhe ai personalisht, do të punojnë me përkushtim në plotësimin e Orientimeve programore dhe në përmbushjen e detyrave që parashtrohen.

 

Foto : nje pjese e kryesise nga mbledhja 

Prishtinë, më 22 prill 2016                                      KRYESIA E KLUBIT “TROJET”