19Nëntor2017

A K S I O N H U M A N I T A R Për sigurimin e një banese për mësuesin dhe poetin Ramiz Kadriu

A K S I O N  H U M A N I T A R

Për sigurimin e një banese për mësuesin dhe poetin Ramiz Kadriu

 Medvegjë, 23 mars(medvegja.net)

 

Shqiptarët e Medvegjës (përfshirë ata në vendlindje, në Kosovë dhe në Zvicër) kanë shprehur interesimin për t’u solidarizuar dhe për ta ndihmuar aktivistin, mësuesin dhe poetin nga Tupalla e Medvegjës, z. Ramiz Kadriu, për sigurimin e një kulmi mbi kokë, përkatësisht një banese në Fushë Kosovë.

Kjo iniciativë është bazuar në rend të parë për shkaqe shëndetësore, por edhe për veprimtarinë dhe aktivitetet e tij në vendlindje (aksionet e rinisë për elektrifikimin e fshatrave, puna prej mësuesi në edukimin e gjeneratave të reja, botimi i shumë përmbledhjeve me poezi, botimi dhe arkivimi i dokumentacionit për pozitën e shqiptarëve në Medvegjë para dhe pas luftës etj.)

Ky aksion do të jetë vullnetar dhe do të përfshijë individët, bizneset, subjektet dhe organizimet e ndryshme të shqiptarëve të Medvegjës, qoftë në vendlindje, në Kosovë dhe në Diasporë.

Në Medvegjë: PD, PVD dhe UDSH, portali “www.medvegja.net”,

Në Kosovë: Klubi “Trojet”, individët, bizneset,

Në Zvicër: SHHB “Medvegja” (Fully), Asociacioni “SOS Medvegjë-Çamëri” (Gjenevë).

Regjistrat do të publikohen dhe gjithçka do të bëhet transparente.

 

Ju faleminderit për mirëkuptim

KËSHILLI INICIATIV

(Emrat e 2-3 bartësve të aksionit nga secili subjekt)