19Nëntor2017

Rizgjimi politik i medvegjasve

Medvegjë, 10 dhjetor(medvegja.net)

Në rrugëtimin tim politik që nga fillet e jetës plurale politike, busullë orientuese kam pasur interesin e përgjithshëm, publik dhe përspektivën e qytetarëve tanë, bashkëkombasve të mi shqiptarë në krahinën e Medvegjes. Ky orjentim më ka shërbyer si këshilltari më i mirë, duke më bërë të eci përherë drejt e kokën lartë. 
Vitin që po lamë pas (2015), ka qenë pikërisht ky interes, ai që më bëri mua dhe një grusht bashkëveprimtarësh që të marrim qëndrimin politik më dinjitoz gjatë gjithë çerekshekullit që po bën pluralizmi politik në këtë ambient, duke krijuar rrethanat që Komuna jonë të shkojë në zgjedhje të jashtëzapothuajse.

Zgjedhjet e 13 shtatorit shpërfaqën edhe një element shtesë që ndërlidhet me interesat strategjike të Serbisë për Toplicën në përgjithësi dhe Komunën tonë në veçanti. 
Angazhimi serioz i një grushti njerëzish që u mblodhëm rreth PD, trandi madje edhe vetë kryeminsitrin Aleksandër Vuçiq. 
Në historinë e zgjedhjeve lokale që janë mbajtur në Komunën tonë nuk ka ndodhur asnjëheër më parë që vetë kryeministri të angazhohet me të gjitha mjetet për të penguar pjeësmarrjen masive të bashkombasve tanë në zgjedhje. Nuk ishte vetëm angazhimi i tij për të mobilizuar simpatizantët e tij dhe pjesëtarët e etnisë së tij për pjesëmarrje sa më masive në zgjedhje, elementi që përdallon këto zgjedhje nga ato pararendëset. Përkundrazi, është pikërisht insistimi për mbajtjen e një grushti marionetash shqipfolëse si patericë e çdo pushteti lokal në Komunë, në dëm të idesë për krijimin e Lisëts Shqiptare, që kësaj radhe mori përmasat e luftës speciale, duke treguar fëtyrën e vërtetë në aktin antidemokratik që fuqia e tij dëshmoi përmes ndaljes së qytetarëve për orë të tëra në kufij, meqë i frikësohej votës shqiptare. 
Ndërkaq fill pas kësaj ai e shpërfaqi strategjinë e tij, duke potencuar se ka për objektiv zbrazjen e Medvegjes nga elementi shqiptar në përmasa alarmante, duke e sjell nga 28% sa janë të dhënat statistikore të fundit, në 6-7%, sa ai pretendon.

Ky objektiv ka filluar të realizohet menjëherë pas zgjedhjeve të 13 shtatorit. Të dhënat që posedojmë ne si këshilltarë flasin se, përmes akteve policore-administrative, janë shlyer nga vendbanimi i tyre mbi 1500 qytetarë shqitarë! Ky farë “pasivizimi i statusit të qytetarit”, siç e cilëson administrata dhe policia, do të pamundësojë veprimin aktiv të qytetarëve, madje edhe vetë shfrytëzimin e pasurisë së tyre të patundshme. 
Ky veprimm tashmë ka marrë përmasa shqetësuese. Ne si këshilltarë kemi reaguar, madje edhe në institucionet përkatëse të nivelit repubklikan. Avakoti i popullit e ka ciklësuar këtë si veprim antidemokratik dhe na ka premtuar se do të ushtrojë ndikimin e tij që procesi të rikthehet në pikën zero. Për këtë një grup këshilltarësh kemi njoftuar edhe ambasadorin shqiptar në Beograd. natyrisht kemi njoftuar edhe organet përkaëtse në Kosovë. 
Këto ditë jemi dëshmitarë se si për një akt të inskenuar në Gorazhdec (Pejë) kanë reaguar të gjitha instancat , deri tek kryeministri Aleksandër Vuçiq, ndërkaq kryeministri i Republikës së Kosovës heshtë për gjithë këtë tragjedi që po i ndodhë Medvegjes para syve të opinionit publik. Diskriminimi i shqiptarëve në Medvegjes nuk njeh shembull tjetër në Evroopë. Në Kuvendin e Komunës ishte një femër shqiptare e vetme e punësuar. Këto ditë edhe atë e larguan. 

janë këto fakte që mua dhe bashkëmendimtarët e mi këshilltarë në Kuvendin e Medvegjës na bëjnë të ndjehemi të alarmuar dhe sërish të hidhemi në veprim. 
Si bashkëkombas e vëllezër që i kemi, i ftojmë për bashkëveprim këshilltarët që veprojnë në
n siglën e PVD/UDSH në Kuvend, që bashkarisht të votojmë kundër miratimit të bxhetit për vitin që vjen, meqë ai buxhet është krejtësisht në shpërputhje me interesat e shqiptarëve që popullojnë nëntë katundet e Medvegjes së rrudhur. 
Gjasat që Kuvendi të shkojë sërish në zgjedhje janë krejtëisht të hapura. Kjo është arsyeja pse ne së shpejti po planifikojmë të kemi një takim me bashkëvendasit tanë me banim në Fushë-Kosovë. 
Le të na shërbejë kjo gjendje për rizgjim kolektiv, tok e bashkë, si një trup i vetëm.

Medvegjë, 10.12.2015 Fehmi BEHA 
Keshilltar komunal ne Medvegje.