19Nëntor2017

Kosova dhe Shqipëria braktisin shqiptarët e Luginës!

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë po kritikohen për moskujdes për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

 

Studentët dhe nxënësit shqiptarë janë duke protestuar në qytetin e Bujanocit, pasi që ata po kërkojnë që të kenë libra në gjuhën shqipe, të cilat i kanë bllokuar autoritetet serbe në kufi.

Autoritetet serbe thonë se arsye e bllokimit të këtyre librave është bërë për shkaqe teknike.

Nga ana tjetër, analistë dhe deputet të partive opozitare thonë se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë harruar nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.

Në bisedime si Palaço

“Demonstrimi i pakënaqësisë në lidhje me siç thonë ata “burgosjen” e librave nga ana e regjimit në Beograd të dhuruara nga shteti i Kosovës për shqiptarët në Luginë, përmes një proteste ishte sinjal i mjaftueshëm për gjendjen në ato anë, porse askush nuk duket se po i merr parasysh. Qeveria e Kosovës edhe në këtë situatë po tregohet e pa interesuar, pavarësisht broçkullave politike në medie e takime të ndryshme. Janë një mori e mundësive që ka pas e ka shtetit i Kosovës por edhe i Shqipërisë në lidhje me përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, thotë politologu, Albinot Maloku.

Maloku thotë se Kosova me Rezoluta për Luginën e Preshevës më shumë e ka luajtur palaçon se të interesuarin./Titulli.com/