19Nëntor2017

Intervist me bokserin preshevar Sevdail Sherifi i cili nesër ka një meç shumë të rëndësishëm

Intervist me bokserin preshevar Sevdail Sherifi i cili nesër ka një meç shumë të rëndësishëm

Zvicër,2 dhjetor(medvegja.net)

Bokseri preshevar, Sevdail Sherifi nesër ka një mec shumë të rëndësishëm në karierën e tij për të përmbyllur me sukses vitin 2011. Ai do të ndeshet me bokserin Hungarez Mihaly Kratky. Kjo është hera e parë që bokseri ynë ka një meç me 8 raunde. 

 

Jemi para ndeshjes tuaj të rëndësishme në karrierën tuaj, ?farë pritni nga kjo përballje?

Sevdail Sherifi :Ka kohë të gjatë që jam në pregaditje për këtë ndeshje. Do të jet një hap i madh për një karrier të madhe. Jam në pregaditje maksimale dhe jam në një form shum të mirë. Do të jet ndeshja e parë e imja që do të zgjat 8 Raunde kunder Hungarezit Mihaly Kratky.

Të gjithë adhuruesit tuaj janë duke pritur fitore nga ti, je i gatshëm tua dhurosh këtë kënaqësi?

Sevdail Sherifi :Patjetër që po. Fitorja ime do të jet dhurat për të gjith adhuruesit e mi, familjen time dhe të gjith miqt e mi që më kan ndihmuar gjithmonë në të gjitha aspektet dhe më kanë përkrah në cdo ndeshje.

Sa e njeh kundërshtarin, meqë ai ka më shumë mece të zhvilluar?

Sevdail Sherifi :Kundershtari Mihaly Kratky është boksier i njohur dhe i rrëzikshem këtu ne Zvicërr, pasi që ka boksuar disa her me Boksier si Haki Ajdarevic, Andrija Petric, Ilir Mustafa etj. Kratky është boksier shumë me përvojë dhe ka afër 40 mece profesionale. E kam studiuar mirë përmes videove filmike. Përparsija ime është gjatsija 1.89 cm dhe pesha 90 kg ndëra Kratky ështe 1.84 cm dhe 85.3 kg.

Nëse arrin të fitosh këtë mec, mec të cilën besojm se do jetë i yti, do të ngritesh në ndonjë kategori më të lartë?

Sevdail Sherifi :Pas bisedës me menagjerin tim Leonardo Caputo do të jetë ky si paramec për vitin tjetër në Prill 2012. Shpresoj që atëher do të zhvilloj një ndeshje për titull në njërën ndër katër Federatat më të mirë në Bot!

Ju tani do udhëtoni për në Itali për pregaditje më intenzive, ke një ekip më të madh tani që do mirret me ty apo jo?

Sevdail Sherifi : Po, përgaditjet e fundit për sparing i kam bërë në Itali dhe kam pas seanca të sparingut sbashku me boksierin nga Peja Disarjot Gashin dhe Boshnjakun Enes Zecirevic.

Pas përfundimit të këti meci cilat janë synimet tuaja për në të ardhmen?

Sevdail Sherifi : Pas kësaj ndeshje do ta mbaroj këtë vitë pak a shumë të sukseshem, por nuk do të jem i lumtur para se ta nokautoj kroatin Toni Visic, dhe ta kthej barazimin e kaluar në Qërshor të këtij viti në Fitore!

Ëndrra juaj vazhdon të mbetet që të zhvilloni një mec në Preshevë, edhe sa duhet të presim deri tek ajo ditë e madhe?

Sevdail Sherifi : Shpresoj që edhe kjo ëndërr të bëhët realitet dhe me ndihmen e të gjithve do të bëhet një Spektakel fantastik në qytetin e Preshevës.


Foto : Sevdail Sherifi,krenaria e Lugines

Për fund Sevdail te urojmë suksese ne mecin qe do mbahet me 03. dhjetor dhe të përshendesim nga mbara Lugina.

Sevdail Sherifi : Ju Faleminderoj juve për këtë intervistë dhe i Përshëndes të gjith Miqt e mi nga Lugina e Preshevës. Faleminderoj Zotin për këtë Forcë, faleminderoj familjen time për të gjith përkrahjen, faleminderoj miqt e mi dhe të gjith simpatizantët kudo qe janë! /Intervistoi: Argjend Etemi- medvegja.net/